Rama: Nuk votojme Gjykaten e Larte se e humba gjyqin e mamit
Kuvendi ka miratuar dje me shumice votash disa ligje te rendit te dites, por opozita nuk ka pranuar te marre pjese ne votimin e projektligjit per Gjykaten e Larte. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, nuk e ka hedhur ne votim, duke pohuar me keqardhje se "ligji do te votohet kur t'i mbushet mendja opozites". Ne fakt, seanca e djeshme plenare, ishte nje shans i forte per te konsoliduar shanset e 10 tetorit, por opozita nuk i dha votat duke vene si kusht absurd dhe pa asnje lidhje, dhenien e kreut te qarkut Fier, Partise Socialiste. por duket se "zemerata" e z.Rama me gjykaten e Larte qendron gjetiu, larg asaj qe mund te mendoje kushdo, por fare afer tij: Tek e ema, e cila ka humbur pikerisht ne Gjykaten e Larte, dy procese radhazi me Sali Berishen, pasi baza ligjore mungonte ne padite e saj ndaj kryeministrit. Mesa duket, dufi i Rames shfryhet pikerisht duke vene kushte idiote si kjo e transmetuar dje nga deputetet e tij ne Kuvend se "pa mandatin e Fierit, nuk ka integrim drejt Brukselit.
***
Projektligjin per Gjykaten e Larte, e mbrojti dje ne Kuvend para deputeteve te tjere, ministri i Drejtesise, Eduard Halimi. Ai pohoi se kushtet e vendosura nga opozita jane absurde. Sipas tij, nuk ka asnje vendim nga gjykata qe nuk eshte zbatuar, ndersa i ka cilesuar ankesat e PS-se per drejtesine si sajesa. "Pretendimet tuaja per drejtesine nuk qendrojne. Perse gjithe ky shqetesim per drejtesine, vetem pasi iku Bamiri. Kur ishte Bamiri nuk qanit per drejtesine, tani qe s'eshte me thoni se mbeti drejtesia ne rruge", - u shpreh Halimi. Nderkohe qe kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, ka reaguar pas fjales se mbajtur nga kreu i grupit parlamentar te PS-se, Gramoz Ruci. Sipas tij, bllokimi i PS-se per ligjin e Gjykates se Larte eshte bllokim i integrimit te vendit. "Rama mendon se rruga jone per ne Bruksel kalon patjeter nga Fieri. Ky eshte nje tjeter bllokim primitiv i tij, pasi ai po tenton te hedhe ne kosh axhenden kombetare te integrimit per kolltukun e tij personal", - tha Patozi gjate fjales se tij. Ai ka theksuar se "shumica e deputeteve te PS-se nuk e dine as emrin e kreut te Keshillit te Qarkut ne Fier. Por ne nuk jemi permbarues, ne jemi ligjvenes dhe nuk mund te bejme Pazar me asgje, aq me teper per nje karrige te ulet", - tha ai. Kreu i grupit parlamentar te PD-se u shpreh se PS po kthehet me keto kushte ne logjiken e vitit 2009, kur kerkonte hapjen e kutive te zgjedhjeve nga Kuvendi. "Ne as japim, as heqim mandate. Kjo nuk eshte gje tjeter, vecse mjerim i opozites. Duke refuzuar pazaret, kjo mazhorance po i ruan nderin edhe opozites. Ne BE nuk do te kalojne vetem shqiptaret e mazhorances. Qendrimi 'na jepni Fierin se ju japim integrimin' eshte pa logjike. Sot ishte nje rast per te treguar se sa seriozisht e marrim ne BE-ne", - theksoi kryetari i grupit parlamentar te PD-se. Ai shtoi se opozita duhet te votoje ligjin per nepunesit e administrates civile, e cila ka 100 mije punonjes te majte dhe te djathte dhe jo te shqetesohet per karrigen e kreut te nje qarku. "Per ne si mazhorance nuk ka asnje ndryshim, nese qeverisim nje qark me shume apo me nje me pak, rendesi zbatimin e ligjit", - tha ai. Patozi u shpreh se kreu i PS-se nuk di as te vendos kushtet e duhura per mazhorancen. "Edi Rama duhet te vendose kushte inteligjente, kur nuk eshte i zoti per kete, te pyese Ben Blushin ose ndonje tjeter. Madje, edhe Andis Harasani qe nuk eshte me pjese e grupit mund te jepte nje zgjidhje me te mire", - u shpreh Patozi.
Ligjet e miratuara dje ne seance
Ligji "Per bashkepunimin ndaj incidenteve te ndotjes nga lendet e rrezikshme"
120 vota pro
Ligji "Per organizimin dhe funksionimin e Administrates Shteterore"
71 vota pro 54 abstenim
"Per profesionin e avokatit, te ndryshuar"
125 pro
Ligji "Per Qendren Kombetare te Regjistrimit"
122 vota pro
Ligji per avokatine
Halimi: Ligji sipas standardeve te BE
Ministri i Drejtesise e ka cilesuar miratimin e ligjit per avokatine, si nje hap qe e afron drejtesine shqiptare me standardet e BE. Ne seancen e djeshme ai u shpreh se ligji eshte hartuar me ekspertizen me te mire nderkombetare dhe u jep zgjidhjeve problemeve qe hasen ne drejtesi. Konkretisht ai u ndal ne mos paraqitjen e avokateve ne seanca, e cila perben nje shkelje. "Kjo eshte nje situate e cila duhet te marre fund! Duhet te marre fund, jo vetem per shkak se eshte nje praktike ne kundershtim me ligjin, por mbi te gjitha sepse eshte nje praktike qe demton ne menyre te pakthyeshme interesat e qytetareve shqiptare, duke cenuar parimet themelore te nje shteti ligjor", u shpreh ministri Halimi.