E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elia i rikthehet profesionit të aktrimit

Fejesa me Princin Leka duket se ka ndryshuar jetën e saj. Fillimisht kjo gjë u vu re te ndryshimi i veshjes, (tashmë është gjithmonë serioze), e më tej nga një lloj tërheqjeje nga muzika, apo edhe aktrimi. Por pas gati një vit fejese dhe 3 vitesh lidhjeje dashurore me Princin, Elia Zaharia, vajza e aktores së mrekullueshme Yllka Mujo, ka kthyer fytyrën sërish nga arti. Do të interpretojë në shfaqjen e Spiro Dunit “Shtrigat e Salemit”. Edhe pse do të jetë në një rol dytësor, sërish ky është një hap i rëndësishëm për Elian, e cila duket se ishte larguar disi nga jeta aktive e dikurshme. Aq më tepër që në këtë shfaqje ajo kthehet në krah të aktorëve me emër, siç është aktori i madh Timo Flloko, (përflitet) Eva Alikaj dhe Neritan Liccaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›