E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elia synon një klub të madh

Nga Express më 09 janar 2011 në ora 18:39

Sulmuesi holandez, Eljero Elia ka pranuar se do të mirëpriste transferimin në Real Madrid, Barcelonë ose Manchester United.

23-vjeçari është njëri prej futbollistëve kryesorë të Hamburgut dhe ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane.

Elia ka theksuar se ambiciet e tij janë të luajë për njërin prej klubeve më të mëdha të kontinentit evropian. “Klubet si Barcelona, Real Madridi dhe Manchester United kanë diçka të veçantë. Këto janë klubet që do të më ndihmonin të bëhesha futbollist më i mirë”, tha Elia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›