E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminim shokues i Federerit

Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 18:52

Kampioni i gjashtëfishtë i Wimbledonit, Roger Federer i ka thënë lamtumirë grand-slam turneut më të madh në botë. Tenisti zviceran të mërkurën është eliminuar në çerekfinale nga tenisti francez, Jo-Wilfried Tsonga.

Kjo humbje ishte shokuese për Federerin pasi zvicerani ishe duke avancuar 2:0 në sete. Por Jo-Wilfried Tsonga bëri rikthim sensacionale me një lojë agresive duke fituar garën me rezultat 3-2 (3-6, 6-7, 6-4, 6-4 dhe 6-4).

Kjo fitore e ka gëzuar jashtë mase tenistin francez. “Ishte e jashtëzakonshme. Jam shumë i lumtur pasi nuk është e lehtë të kthehesh kundër Rogerit”, ka thënë Tsonga.

Me këtë fitore, tenisti francez është kualifikuar në gjysmëfinale, ku e pret tenisti serb, Novak Gjokoviç, i cili shënoi fitore ndaj australianit Bernard Tomic me rezultat 3:1 në sete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›