E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal seksual 8 lojtare perjashtohen nga Meksika

Kombëtarja e Meksikës është përfshirë në një tjetër skandal në prag të Kupës së Amerikës, pas atij të dopingut që solli pezullimin e pesë lojtarëve. Tetë futbollistë të përfaqësueses, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi Golden Cup janë përjashtuar nga skuadra pasi janë protagonistët e një tjetër skandali seksual.

Sulmuesit Marco Fabian de la Mora, Javier Cortes dhe Nestor Calderon, mesfushorët Jonathan Dos Santos, Jorge Hernandez dhe David Cabrera si dhe mbrojtësit Nestor Vidrio e Israel Jimenez janë kapur nga kamerat e sigurisë së hotelit, teksa hynin në dhomat e tyre të shoqëruar nga disa femra.

Lajmi u publikua nga mediat meskikane, ndërsa vetëm një ditë më pas u konfirmua nga Federata e Futbollit, e cila si masë disiplinore ka përjashtuar nga kombëtarja tetë futbollistët dhe në të njëjtën kohë i ka dhënë një goditje të rëndë skuadrës, e cila ka mbërritur në Argjentinë, ku do të marrë pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor.

Trajneri i përfaqësueses meksikane Luis Fernando Tena ka bërë të ditur se i vjen keq për këtë që ndodhi, ndërsa do të zëvendësojë të pezulluarit me tetë futbollistë të tjerë. Përveç përjashtimit lojtarët e përjashtuar duhet të paguajnë një gjobë prj 50 mijë pesos, të barazvlefshme me 4 mijë dollarë amerikanë. Meksika do të luajë në grupin C të Kupës së Amerikës bashkë me Uruguajin, Kilin dhe Perunë.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›