Arsenali kërkon Vivianon
Nga Express më 29 qershor 2011 në ora 20:00
Portieri i Interit, Emiliano Viviano është në planet e trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, për shkak të formës jo të mirë të portierit Manuel Almunia.
Inter sapo ia ka paguar Bolognas 3.8 milion funta për ta pasur të vetin portierin Viviano (25), i cili ka qenë në pronësi të dy klubeve.
Por, largimi i italianit do të ishte i mirëseardhur në Arsenal sepse do të kishte një garë për numrin një të portës. Mësohet se Arsenali ka bërë një ofertë prej 8 milion funtesh për portierin.