E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminohet Interi

Interi është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi përkundër fitores prej 2-1 ndaj Marseille në Giuseppe Meazza, ishte goli i shënuar në nivelin e mysafirit nga francezët i cili bëri që ata të kualifikohen.

Pjesa e parë e sfidës përfundoi pa gola, përkundër dy rasteve të qind për qindëta të cilët nuk arritën t`i konkretizojnë Nerazzurët. Sneijder dhe Milito ishin pranë golave dhe kjo në fund dënoi Nerazzurët.

Në minutën e 75-të, Diego milito shënoi për 1-0 pas një tollovie në zonë të shkaktuar pas një rivënie nga këndi (75’).

Interi mbajti rezultatin deri në minutën e fundit dhe kur të gjithë menduan se ndeshja do të shkonte në vazhdime, ishte Brandao (90 +1’), ai që shënoi për 1-1 dhe kualifikimin e Marseille.

Interit iu nevojitën dy gola për të kaluar tutje, por gjithë ajo që arritën Nerazzurët ishte goli i pa nevojshëm i fitores i shënuar nga Giampaolo Pazzini nga pika e bardhë (90 +5’).

Kështu, pavarësisht rezultatit të përgjithshëm prej 2-2 pas dy ndeshjeve, është skuadra franceze Marseille ajo që kualifikohet për shkak të golit të shënuar në Meazza.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›