E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo drejt lamtumires

Florentino Perez e cilëson të sigurt largimin e Zhoze Murinjo në fund të sezonit nga Reali I Madridit. Lajmi është publikuar nga gazeta spanjolle, “El Mundo Deportivo”, që shpjegonte se numri 1 I klubit “merengue” ka nisur punën për të gjetur pasardhësin e “Special One”.
Në listën e drejtuesit më të lartë të klubit figurojnë dy emra: ata janë gjermani Joakim Lëv dhe spanjolli Rafa Benitez. Këta janë kandidatët e preferuar të Perez që nuk ka humbur kohë, duke nisur kontaktet e para për të vlerësuar nëse ata do të jenë të gatshëm të marrin drejtimin e skuadrës.
Dy javë më parë një njeri i besuar i Perez ka takuar trajnerin e Kombëtares gjermane, ndërsa gjatë javës së kaluar, ai ka zhvilluar një takim edhe me ish Benitez.
E përditshmja nga Barcelona, theksonte se tashmë, presidenti I Realit duhet të zgjedhë ndërmjet karizmës së Lëv dhe eksperiencës së ish-teknikut të Liverpulit dhe Interit.
Megjithatë, më parë Murinjo duhet të zyrtarizojë vendimin për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”, ndërsa shifra që duhet paguar për prishjen e parakohëshme të kontratës është 12 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›