E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia vazhdon te kete shpresa per perballjen me Spanjen

Miqësorja e luksit me Spanjën më 30 maj ende nuk ka perënduar si mundësi. Edhe pse mediat iberike kanë bërë të ditur se për testin përpara startit të Euro 2012, “Furia e Kuqe” mund të luajë me Maqedoninë, Iranin apo Paraguain, drejtuesit e futbollit shqiptar kanë ende shpresa.
Kjo konfirmohet nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, që theksoi se institucioni që ai drejton ka shprehur gadishmërinë për një ndeshje me kampionët e Europës dhe botës në fuqi, ndërsa pret ende një përgjigje
Kreu i federatës, foli edhe për Besart Berishën, duke shprehur besimin se pavarësisht deklaratave në media, se nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë Kombëtaren, sulmuesi që po shkëlqen në Australi do të jetë pjesë e skuadrës.
Duka theksoi se Kombëtarja e drejtuar nga De Biazi do ti zhvillojë me patjetër dy miqësore në fundin e muajit maj. Nëse dështon përballja me Spanjën, mes alternativave janë Kina, Arabia Saudite dhe Moldavia, ndërsa takimet do të zhvillohen jashtë Shqipërisë, në një grumbullim një-javor që është përcaktuar përpara Kampionatit Europian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›