E Diel, 1 Nëntor 2026

Eliminohet Kukësi, por kryelartë

Kukësi provoi të pamundurën por nuk ia doli mbanë të bënte historinë në transfertën turke ndaj Trabzonspor. Me krenarinë që i karakterizoi gjatë ecurisë në Europa Ligë, formacioni i Armando Cungut hyri në fushë me bindjen se nuk kishte asgjë për të humbur. Trajneri i nënkampionëve hedh pothuajse të njëjtin formacionet me takimet e tjerapor parritur të bëjë diç më tepër.

Me këtë humbje mbyllet aventura e Kukësit në debutimin evropian, ku nënkampionët e sezonit të kaluar shkruan historinë në futbollin shqiptar me kalimin e tre tureve në kompeticionet evropiane, gjë që s’kishte ndodhur kurrë më parë. Megjithatë Kukësi ka një shpresë për të shkuar në fazën e grupeve të Europa League, pasi Uefa ka vendosur se vendi i lënë bosh nga skualifikimi i Fenerbahce do të zgjidhet me short nga skuadrat e eleminuara në fazën Play-off. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›