E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka largohet nga Reali, Milan në pole-position

Kaka i ka befasuar të gjithë. Mesfushori brazilian ka thënë se dëshiron të largohet nga Real Madridi, pasi ka ardhur koha.

“Unë dua të largohem. Mendoj se tani është momenti i duhur për mua dhe klubin që të largohem me pajtim të përbashkët. Unë kam biseduar me Ancelottin dhe klubin, ata të gjithë e dinë këtë”, ka deklaruar Kaka për gazetën spanjolle AS.Ai ka bërë të ditur se babai i tij, i cili është edhe menaxher, po mundohet t’i gjej një skuadër të re, para mbylljes së afatit kalimtar të verës, i cili përfundon me 2 shtator.Ndërkohë, skuadra e Milanit ia ka hapur dyert reprezentuesit brazilian. ”Kaka ka qenë gjithmonë në zemrat tona. Rikthimi? Është i mundur. Ne do të shohim”, ka thënë zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani për Lancenet.

Kaka, i cili ishte transferuar në ‘Santiago Bernabeu’, në vitin 2009 nga Milani për 68 milion euro, nuk ka arritur të tregoj vlerat te skuadra madrilene për shkak të lëndimeve./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›