E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrra e Skënderbeut, shuhet nga penalltitë

Ekipi kampion i Shqipërisë Skënderbeu nga Korça është eliminuar nga play-off i Europa League, pasi humbi nga ekipi ukrainas Chernomorets Odessa,dhe atë nga penalltitë.

Ishte Skënderbeu ai që e fitoi takimin 1 me 0, me golashënues Riba i cili shënoi në min. 19, pas një asisti shumë të bukur nga Orelesi. Por Skënderbeu jo vetëm që arriti të shënonte por edhe pati shumë raste të tjera, por që nuk arriti të konkretizonte. Ky rezultat nuk na konvenonte edhe aq shumë sepse loja shkonte drejt vazhdimeve, gjë që edhe ndodhi.

Edhe këtu nuk pati gola, kështu që loja shkoi drejt penalltive, por fatkeqësisht fati na ktheu shpinën edhe pse portieri Shehi u tregua hero i vërtetë, po që nuk mjaftoi pasi dy lojtarët e huaj të Skënderbeut, Orelesi dhe Nimaga humbën penalltitë vendimtare.

Edhe pse ëndrra e Skënderbeut u shua, ne megjithatë ndihemi të ndihemi të nderuar me 11 heronjtë tonë dhe na bënë të ndihemi me lojën që treguan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›