Zyrtare: Matri lojtar i Milanit

“Matri, jo faleminder it”, mesazhi i ekspozuar me banderola nga tifozët e Milanit duket se nuk është marrë në konsideratë nga drejtuesit e klubit kuqezi, të cilët kanë arritur të konkretizojnë akordin me lojtarin dhe Juventusin.
Sipas së përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, marrëveshja është arritur për shifrën e 12 milionë eurove (10 plus 2 bonus), që do të paguhet me këste për katër vite. Nga kontrata me roessonerët, Matri do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon. Sot lojtari pritet në Milano për të kryer vizitat mjekësore. Në pritje të rikthimit të Xhanpaolo Pacinit, që parashikohet të ndodhë në muajin tetor, tekniku Alegri i kishte shprehur vullnetin klubit që të operonin në merkato për të gjetur një zëvendësues të Mario Balotelit, i cili të kishte eksperiencën e duhur.
Kalimi në fazën e grupeve në Champions ka derdhur në arkat e Milanit plot 30 milionë euro të ardhura. Nga këto para, 10 milionë janë vendosur që të investohen nga “Djalli” në merkato./indeksonline/