E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Rama e ka kthyer opozitën në një grup të dhunuar

Tiranë- Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi lidhur me votimin e nënkryetarit të KLD- së dje në Kuvend, ka deklaruar se opozita ju nënshtrua Kuvendit.

Sipas tij asnjë nga organet kryesore ligjore në vend nuk funksionon dhe të nëjtin fat ka dhe opozita.

“Zhvillimet e djeshme politike treguan dhe njëherë se Kuvendi nuk ekziston më si një institucion demokratik në Shqipëri, se Presidenti i Republikës është i zhveshur nga kompetencat e tij kushtetuese dhe se Gjykata Kushtetutese bën vetëgjyqësi me vetë Kushtetutën apo me vendimet e tjera të mëparshme dhe se fatkeqësisht opozita parlamentare është inekzistente,- deklaroi Gjinushi.

Më tej ai ka akuzuar kreun soicialist Edi Rama, duke thënë se e ka kthyer PS- në në një parti ku e drejta e deputetit dhunohet.

Pas Gërdecit, 21 Janarit, ky nuk është faji i Sali Berishës, por është faji opozitës parlamentare e drejtuar në mënyrë të gabuar. Lidershipi i PS-së dhe disa të prenotuar të Saliut në PS e kanë kthyer opozitën në një grup me pa të drejta, të dhunuar dhe poshtëruar- tha ai.

Pas deklaratave të gjinushit në rrjetin social Twiter regoi dhe kreu i opozitës, duke thënë se deklaratat e Gjinushit janë të gabuara.

Keqardhje për prononcimin e mikut Gjinushi. Aleati ynë gabon që akuzon PS për fajet e Saliut e që kërkon nga PS të reagojë si parti e vogël- shkruan Rama.

Më tej ai argumenton se PS kërkon ndryshimet në sistemin zgjedhor, por kjo sipas tij bëhet në bashkëpunim me mazhorancën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›