E Diel, 1 Nëntor 2026

Elis Bakaj befason Hanoverin në stërvitje

TIRANë- Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Elis Bakaj gjendet në Austri ku është bashkuar me skuadrën e Bundesligës gjermane, Hanover. Sulmuesi i Dinamos do të zhvillojë një provë disaditore me skuadrën gjermane, që për momentin po zhvillon fazën përgatitore në Slloveni.

Mediat gjermane i kanë berë jehonë stërvitjeve të Elis Bakajt me Hanover 96. Gazeta “Hanorishe Allgemaijne” shkruan se lojtari i Dinamos dhe i Kombëtares shqiptare i ka befasuar të gjithë gjatë stërvitjes në Ptuj të Sllovenisë.

“Bakaj, një mesfushor ofensiv, shkruan gazeta gjermane, njihet shumë mirë nga Altin Lala. Të dy i përkasin Kombëtares së vendit të tyre. Klubi aktual i 23-vjeçarit është kampionia e Shqipërisë, Dinamo, për të cilën ai shënoi gjatë sezonit të kaluar 15 gola”.

Futbollisti i kombëtares, Altin Lala, është bërë shkak që Bakaj të afrohet tek Hanoveri, por tani do të jetë stafi teknik i skuadrës gjermane që do të vendosë për të ardhmen e lojtarit shqiptar.

Ndërkohë, miqësorja e sotme që Hanoveri do të zhvillojë ndaj Crvena Zvezdës në orën 18:00 do të jetë testi i vërtetë për qëndrimin ose jo të Elis Bakajt tek skuadra gjermane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›