E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investigimi: Asbestipërdoret edhe pse'i rrezikshëm'

LONDER- Një hetim i përbashkët i një konsorciumi ndërkombëtar të gazetarëve investigativ dhe BBC-së ka zbuluar se prodhimi i asbestit në botë vazhdon me rreth dy milion ton metër kub në vit, edhe përkundër shqetësimeve nga shkencëtarët se mund të shkaktojë kancer.

Disa ekspertë parashikojnë se mund të ketë më shumë se një milion vdekje deri në vitin 2030, që lidhen me ekspozimin ndaj asbestit, sidomos në botën në zhvillim.

Në qarqet shkencore ke qëndrime të ndryshme rreth përdorimit të asbestit.

Në botën në zhvillim asbesti është popullor nga i cili bëhen çati që i rezistojnë zjarrit, tuba uji dhe materiale të tjera ndërtimi.

Ata që mbrojnë përdorimin e asbestit, thonë se ai që përdoret sot është asbest i bardhë, mbase i dëmshëm në sasi të mëdha, por nuk është i rrezikshëm nëse përdoret në sasi të vogla.

Por shkencëtarë të tjerë dhe OBSH citohen të thonë se asbesti i bardhë është kancerogjen.Asbesti i bardhë është i ndaluar në BE, por përdoret në vende si India, Kina dhe Rusia.Zyrtarë të OBSH-së thonë se prodhimi i asbestit tani duhet të ndërpritet.
(marre nga BBC/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›