ç’fshihet në kutitë e votimit?
Sipas raportit të OSBE/ ODHIR-it rreth zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, dhe sipas qeverisë shqiptare, numërimi i votave u krye keq ose shumë keq në 1/3 e qendrave të numërimit, por nuk pati prova që kjo gjë ndikoi në shpërndarjen përfundimtare të mandateve kuvendore. Ndërsa, sipas Partisë Socialiste, ky numërim i keq ose shumë i keq i votave, me shumë gjasa, ka ndikuar në rezultatin përfundimtar, në të paktën tri qarqe: Berat, Tiranë, Shkodër. Dhe, ka një mënyrë shumë të sigurt për të mësuar se kush ka të drejtë në këtë debat, të hapen kutitë e votimit. Për të huajin sinqerisht, i cili ka jetuar gjatë në një vend ku edhe një individ çfarëdo apo një gazetë lokale ka të drejtë të shohë ç’fshihet në kutitë e votimit, pavarësisht se ç’mund të ketë vendosur Gjykata e Lartë për to, është më se normale që kutitë të hapen. Por sidoqoftë, nuk është synim i këtyre rreshtave që të argumentojnë nëse duhet të hapen apo jo kutitë e votimit. Synimi i këtyre rreshtave është që të ofrojë një hamendje sa më të edukuar se ç’do të rezultonte nga një hapje e mundshme e kutive të votimit. Hapja e kutive të qarkut të Beratit do të tregonte pothuaj me siguri, që PS-së i takonte një mandat më shumë se ç’iu dha nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sipas rezultatit përfundimtar të këtij komisioni, PS-së i duheshin vetëm 532 vota për të siguruar edhe një mandat tjetër në qarkun e Beratit. Ndërkohë, vetëm në qendrën e numërimit të Urës Vajgurore dolën mbi 1350 vota të pavlefshme, ose gjysma e të gjithë votave të pavlefshme të qarkut. Kjo gjë tregon se diçka nuk është bërë siç duhet gjatë numërimit në atë qendër. Gjithashtu, është zhdukur disketa e filmimit të numërimit në qendrën e Uznovës, qendra e parë në Shqipëri ku numërimi u kontestua nga PS-ja. Të dyja këto episode janë një tregues i fuqishëm se hapja e kutive të Beratit, me shumë gjasa, do të tregonte se shpërndarja zyrtare e mandateve në atë qark nuk përputhet me realitetin.
Në qarkun e Tiranës situata është disi më e komplikuar. PS-së i duheshin 4355 vota për të siguruar edhe një mandat tjetër në këtë qark. Qendrat e numërimit ku PS-ja pati më shumë kontestime, ishin ato të Kamzës dhe Paskuqanit. Në Kamëz ishin tetë kuti votimi që ishin mbushur në shtëpi private dhe jo në ambiente publike, siç e kërkonte Kodi Elektoral. Dhe ato kuti, rezultuan me avantazhe gjigante në favor të PD-së, krahasimisht me kutitë që vinin nga qendra votimi në ambiente publike. Ndërsa në Paskuqan, rezultuan kuti me më shumë vota se sa votues të regjistruar në procesverbalet e votimit. Sidoqoftë, ndryshe nga Berati, nuk është shumë e sigurt se deformimet që mund të gjenden në kutitë e Kamzës dhe Paskuqanit, të jenë të një magnitude të tillë, që të kenë ndikuar në shpërndarjen përfundimtare të mandateve. Ndërsa, në qarkun e Shkodrës, situata është akoma më e komplikuar. Atje PS-së i duheshin rreth 7200 vota për të siguruar edhe një mandat tjetër. Nga një investigim që emisioni “Faktor Plus” i bëri disketës së numërimit të një qendre numërimi në Shkodër, rezultoi se PD-së i ishin shtuar padrejtësisht vota, por në një magnitudë më të vogël, e njëjta gjë ishte bërë edhe me votat e PS-së. Partitë që e kishin pësuar më shumë atje, ishin partitë e vogla të djathta dhe jo PS-ja. Në këto kushte, është e vështirë të parashikohet se hapja e kutive të votimit do të tregonte se shpërndarja zyrtare e mandateve në qarkun Shkodër, i ka ngrënë hakun PS-së. Në llogari të fundit, hapja e kutive të votimit, pavarësisht se mund të përmbysë rezultatin në një apo dy qarqe, nuk mund të ndryshojë raportet e shpërndarjes zyrtare të mandateve kuvendore. Kjo shpërndarje është vulosur ligjërisht me një vendim përfundimtar të KQZ-së, votuar me rezultatin 7-0 pas ankimimeve të pasuksesshme në Kolegjin Zgjedhor. Por, edhe sikur PD-ja t’i dorëzojë vullnetarisht një apo dy mandate PS-së, kjo nuk do ta cënonte maxhorancën aktuale, e cila ka aktualisht 74-75 mandate.
Duke pasur parasysh të gjitha këto, natyrshëm të lind pyetja se përse Berisha ka një vit që mundohet t’i shmanget me çdo kusht hapjes së kutive të votimit, ndërkohë që është i gatshëm të hapë kutitë e dokumentacionit zgjedhor. Hetimi i dokumentacionit zgjedhor mund të evidentojë prezencën e votave fiktive, siç demonstroi, p.sh., hetimi i kutive famëkeqe të Ruzhdies, ku rezultoi se “kishin votuar” njerëz që nuk ishin fare në Shqipëri. Por, prezenca e votave fiktive nuk do tregonte se ato i janë dhënë domosdoshmërisht PD-së; kjo mund të jetë e vërtetë vetëm në rastet kur një qendër votimi me vota fiktive është fituar thellë nga PD-ja. Ndërsa, hapja e kutive të votimit mund të tregojë menjëherë nëse votat e hedhura për parti të tjera janë numëruar si vota të PD-së. Dhe, problemi është se Berisha, thellë-thellë, nuk e ka garën me kundërshtarët aktualë politikë. Ai e ka garën me historinë, me Skënderbeun, Ismail Qemalin, Ahmet Zogun. Për të, ka rëndësi që të hyjë në histori si udhëheqësi që, pavarësisht nga disa gabime të pranuara në fillimet e karrierës politike, e çoi vendin drejt Europës, duke gëzuar mbështetje legjitime të popullit. Pikërisht për këtë arsye, Berisha i trembet hapjes së kutive të votimit. Hapja e tyre do të cënonte imazhin e udhëheqësit me përkrahje popullore, që ai dëshiron t’i skalitet në faqet e historisë...
(GSH/BalkanWeb)