Elis Bakaj drejt largimit nga blute Pres oferta
Elis Bakaj fantazisti i Dinamos nuk ka hequr dore nga levizja jashte Shqiperise ne kete merkato dimri. Bakaj ben te qarte se ka oferta dhe po i studion ato. Une kam pasur oferta qe nuk dua ti bej te ditura per momentin. Nuk behet fjale per ne Shqiperi sepse e kam shprehur qe ne vend se nuk dua te largohem nga Dinamo. Ofertat jam duke i pare dhe duke i studiuar. Do te bisedoj me klubin dhe shpresoj qe te kemi dicka te mire thote Bakaj i cili shpjegon se skuadra eshte gati per fillimin e kampionatit. Normalisht qe jemi gati per kampionatin. Jemi stervitur me intensitet te madh qe prej dy javesh pavaresisht se nuk kemi shkuar jashte shtetit si rivalet tane. Shpresoj qe ta nisim kampionatin me nje rezultat pozitiv nenvizon fantazisti i cili fazen e pare te kampionatit i ka dhene fitoren Dinamos ndaj Elbasanit ne Qemal Stafa. Une shpresoj shume qe te shenoj ne kete ndeshje te pare ndaj Elbasanit. Megjithate e rendesishme eshte qe te fitojme. Bakaj ben te ditur se skuadra eshte ndihmuar psikologjikisht nga pauza e kampionatit. Na ka ndihmuar pauza e kampionatit qe te rritemi dhe psikologjikisht sepse ne nuk jemi skuader amatore aq me teper qe kemi lojtare profesioniste ne gjirin tone. Megjithate me perkrahjen e te gjitheve ne do ta kalojme kete situate.