E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat dy skenaret e rinj per uljen e borxhit nen 54

/ /

Ky kuader eshte ende ne diskutim e siper dhe pritet qe me pas te miratohet ne qeveri. Kjo e fundit duhet te pranoje nese do te beje nje ulje te moderuar te borxhit vit pas viti te shoqeruar me shpenzime kapitale te mbajtura ne nje nivel stabel ose te beje ulje drastike ne nje vit te caktuar cka do te kerkoje te sakrifikohen investimet. Skenaret
Qeveria nese i referohemi buxhetit te vitit 2011 duket se vendosi te zgjidhte skenarin e dyte edhe pse Financat shprehen pro te parit. Ne shifra skenari i pare synon nje shperndarje te njejte vjetore te mases se reduktimit te borxhit nga viti ne vit per te arritur ne 54 per qind ne vitin 2013. Keshtu per vitin 2011 propozohet nje nivel borxhi 58.5 per qind te PBB nivelin 56 per qind ne vitin 2012 dhe 54 per qind ne vitin 2013. Jo shume i ndryshem eshte edhe skenari i dyte i cili ne fakt ne vitin e pare nuk ben ulje te borxhit por ne fund te 2013-s niveli i tij targetohet si 54 per qind. Konkretisht skenari i dyte targeton nje borxh publik prej 59 per qind te PBB-se ne vitin 2011 nje nivel 56 per qind ne vitin 2012 dhe serish 54 per qind ne vitin 2013.
Ne rekomandimet e saj per skenaret e uljes se borxhit Ministria e Financave ka preferuar te parin duke u shprehur se duke vleresuar me objektivitet te plote avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej dy skenareve te mundshem skenari qartesisht me optimal ne aspektin ekonomik por jo vetem eshte skenari i pare. Ministria e Financave vlereson se eshte e rendesishme qe te ndiqet politika e orientuar drejt shpenzimeve kapitale e cila ne keto vite ka qene edhe epiqendra e politikes se kesaj qeverie. Mosulja e nivelit te borxhit duke e mbajtur ate 59 per qind me teper sesa frike per sigurine makroekonomike eshte ceshtje besimi tek qeveria. Ky skenar edhe pse mundeson rreth 7 miliarde leke me teper investime ne vitin 2011 krahasuar me skenarin e pare ai gjithashtu ka 7 miliarde leke me pak investime ne vitin 2013 krahasuar me skenarin e pare thuhet ne rekomandimet e ministrit. Gjithashtu rendesia e vijimit te ndertimit te veprave te tilla si autostrada Tirane-Elbasan duket se kane qene nje pike e mire ku te ngulej kembe per te ruajtur skenarin e pare te Kuadrit Makro-Fiskal 2011-2013 qe mundeson edhe nje shperndarje me te mire te shpenzimeve kapitale vit pas viti. Ky kuader aktualisht eshte ende ne diskutim e siper dhe edhe pse qeveria tashme ka miratuar nje buxhet me borxh 59 per qind cka e ben ate automatikisht te kete zgjedhur skenarin e dyte mund te ndryshoje mendje me miratimin e kuadrit dhe pse jo te korrigjoje me pas kete buxhet ne vijim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›