Elisabeth Taylor, varroset pranë shokut të saj, Michael Jackson

Los Anxhelos, 25 mars, NOA – Janë realizuar mënyrë të fshehtë dhe pa bujë, ceremonitë funebre të përcjelljes për në banesën e fundit të divës së Hollivudit, Elisabeth Taylor.
Kështu, siç u bë me dije nga mediat, ikona e kinematografisë botërore, u varros në një varrezë në periferi të Los Anxhelosit, në të njëjtin vend pushimi me një tjetër yll të madh ndërkombëtar, si Michael Jackson, i cili ishte edhe shoku i saj për një kohë të gjatë.
Televizionet amerikane tregoi procesionin e gjatë të limuzinave të zeza, në radhë për të hyrë në varrezat e famshme në Forest Park Laun Memorial në Glendale.
Këto janë imazhet e vetme të varrimit të Elisabeth Taylor, një ceremoni kjo sipas porosisë së saj, që duhej të kryhej në intimitet të plotë dhe larg nga kamerat.
n.e/NOA
Lajme të ngjashmeCeremoni në Ministrinë e Jashtme: Ekspozitë në nder të liderëve të SHBAHomazhe te Varrezat e Dëshmorëve në PrekazMajkëll Xhekson, përjetësisht fëmijë për shkak të një ilaçi, zbulim shok i mjekut francezSozia vokale e Michael Jackson Lidhje: ceremoni, Elisabeth Taylor, Hollivud, Michael Jackson