E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elozh pellazgologjise

Mbi nje mode tavolinash ne vitet 2000 qe nuk ka ne thelb lidhje me mtesat nacionaliste te rilindasve apo programeve shkollore te derisotshme. Ne nivelin me paresor ajo ka te beje me rizgjimin e sensit religjioz tek njeriu shqiptar

Pellazgologji me konotacion folklorik quajme ate fenomen qe elektrizoi ne mase ne dhjetevjetshin qe lame pas jeten sedentare te mendjeve te klubosura qe fluturuan mbi librat e dashamireve te shqipes nder te cilet me i bujshmi qe Robert DAngely. Kjo prirje lidhi shume klientela e bindshem duke i dhene shume lokaleve pa identitet karakterin unitar te clubs.


Pavaresisht sa cabeiste jemi e ne shume kuptime nuk jemi fare prape nder keto libra te pakten tek me te spikaturit si fancezi i lartpermendur apo arvanitasi A. Kola italiani Castiglione a matjani Arif njihet qartazi nje perpjekje per shkence e shpesh here nje pune shkencore.


Vec tjerash faktin se hyjnite e Olimpit kishin emra shqip na e thone edhe Rilindasit shkurt e shqip. Por edhe ndonje zyshe e pasionuar e filloreve tona na fliste per lashtesine e shqipes duke u munduar te na shpjegonte shume fjale qe ne na tingellonin te huaja si fjale me prejardhje shqipe. Thua se fjalet vijne nga gjuha e jo gjuha nga fjalet.


Por pellazgologjia qe u be mode tavolinash ne vitet 2000 nuk ka thelbesisht lidhje me mtesat nacionaliste te rilindasve apo programeve shkollore te derisotshme. Ne nivelin me paresor te saj prandaj dhe i shkon ky lavd ajo ka te beje me rizgjimin e sensit religjioz tek njeriu shqiptar i kesaj Shqiperie.


Jo me kot ne trevat e tjera shqiptare ku feja su ndalua ndonjehere nuk ka shperthyer aq bindshem megjithese si rregull ato duhet te ishin terren me i pershtatshem per kete lloj folklori.


E pra gjasat jane te plota qe duke kerkuar gjuhen para-babelike njeriu shqiptar i kesaj Shqiperie kerkonte tekstin e vet themelor thurimen e vet identitare librin e vet i cili nuk ishte i lidhur si nje bibel a kitab por gjendej i perhapur gjithandej ne fragmente apokrife e mbishkrime varresh ku po zbulohej nje energji e re jetesore.


Keto gene ose me mire me thene filo-gene qenkeshin te shperndare nga Skotlanda ne Iberik e nga Egjipti ne Kaukaz e tutje deri ne malet Tora-Bora. Pellazgologjia ishte dhe eshte nje tapet fluturues fantastik.


Nepermjet kesaj odiseje ne kerkonim religjionin tone shqiptarine duke ia re-ligjuar te gjitha gjerat e mundshme sh ketij botekuptimi me thjeshtesine e instinktit si prove se deviza-parulle e P. Vases qenkej thjesht konstatim.


Ne ato tryeza me qofte e meze u misheruan tezat e filozofeve se jetojme brenda gjuhes e gjuhezojme jeten se jemi perjetesisht kohore e se fjala ishte e para.


Dhe pikerisht fjala shqip. Fjala shqip e delirur nga llafet. Se nese italianet i kishin dhene botes Danten ne i kishim dhene Iliaden e Odisene dhe do ua jepnim sa here te donin pasi nuk i deshem kurre per vete se Aleksandri e Bonaparti i perdornin gjuhet e kultures vetem per formalitete por kur shanin shanin shqip dhe ishin qe te dy shqiptare anipse nuk e dinin por duke pare permasat e vepres qe lane pas kjo injorance e vogel rezultuakesh me se e falshme.


Une vete zbulova se japonezet dhembit i thoshin ha se egjiptasit e sotem e quanin veten faraone pra fara jone se etrusket nates se varrit i thoshin hupnia ose hupnin... por ajo cka me kenaqi perfundimisht ishte peremri vetor i pare te cilit latinet retorikisht i thoshin ego e ne si shpellare te vjeter i thoshim thjesht a toska qe e thote pa hundak u.


Dhe kjo mua me dukej e lidhur edhe me gjestin e shpellarit qe i bie gjoksit me grushta e te kjo ishin uni dhe esi aty ndodheshin pavaresisht se nuk e dinin Freudi dhe Jungu dhe i mrekullueshmi Stephen J. Gould por mbi te gjitha aty mblidheshin ja uria thi ushqimi e me tej ura e uzdaja mbase edhe urithi.


Por shpejt u kuptua se ky pasion nuk coi kurrkend te lexonte me shume shqip a ta donte shqipen me shume.


Se ne pyetjen A a Homeri nuk kendonte por thjesht gerhiste. Nuk ishin gjuhet e kultures qe trokisnin tek shqipja por shqipja qe trokiste e trokiste me onomatopete e saj te mnershme me fjalet e saj qe e djegin letren ku shkruhen e trokiste tek nena e saj natyre.


Pellazgologjia e tavolinave tona u riciklua disi. Trikoja qe po behej u shprish edhe njehere dhe u be lemsh. Ajo u krijua si nje bote paralele diakronike nje bote qe pret pagezim prej ujit te shqipes.


E ne fund fare kur pellazgologjia rifillon duket se ka mbetur dicka. Ka mbetur respekti per te gjitha variantet e fjaleve ne gegnisht si forma me te mocme e zanafillore e perfundimisht me shqipe bashke me disa libra me shume neper shtepia bashke me mbresen e dehur se Europa na e vodhi ne pirateve gjuhen para se te behej piratja e botes e mbase dikujt i ka mbetur dhe ideja shume religjioze se gjuha ka shume metafizike.


Pa harruar pra ate sensin religjioz ndjejme se shqipja nuk eshte nena e te gjitha gjuheve por e fundmja bije qe ruajti stolite e shqisat e asaj gjuhes se pare para-babelike prej nga burojme te gjithe. Shqipja eshte shqisa jone e gjashte. Dhe eshte e vetmja gjuhe qe me thellesine e saj na lejon te masim pikerisht cektesine tone.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›