Thjesht kercyem mbi murin

Rrefimi i nje deshmitari qe u largua nga Shqiperia ne vitet 90 duke kaluar muret e Ambasades Gjermane. Arben Kucana i ka lene pas netet pa ushqim ne oborrin e ambasades dhe hap ekspoziten e pare ne vendlindje
Udha krijuese i ngjason nje labirinti fundin e te cilit eshte e pamundur ta arrish Jane fjalet e Arben Kucana nje piktori qe ka krijuar 30 tablo mbi kete koncept duke shprehur me akrilik ne pelhure gjendjet e tij emocionale ne raport me Udhet.
Ne ekspoziten e tij deri me 2 prill ne galerine FAP te Akademise se Arteve udhet here kane figuren te definuara mire nga kufijte here tjeter abstragohen per te bere nje rrefim te gjendjes shpirterore. Atehere linjat kryqezohen kaperthen me njera-tjetren. Kemi te bejme me kujtimet. shte ekspozita e pare e Kucanes ne vendlindje 20 vjet pas emigracionit ne Hamburg.
Arben perse udhet e tua i shohim qe devijojne deformohen abstragohen si per te fshehur destinacionin
Udhet jane shprehje te gjendjes shpirterore. Njeriu krijon nje raport me to per mire apo per keq. Jeta personale eshte nje udhe qe nis diku dhe te con per ne nje vend te caktuar. Une i shoh si nje perpjekje per te arritur diku si nje zhvillim qe te con diku.
Kur ka qene momenti me i veshtire qe duhej te perballeshe me nje situate pa krye
Une jam nje nga ata njerez te cilet hyne ne Ambasaden Gjermane qe protestuan ne kete menyre kunder gjendjes se atehershme me regjimin totalitar. Isha student i Arteve Figurative nuk e ndieja veten te lire as ne mendim as ne mundesine time per te levizur. Ishte e pamundur te punoje si artist i lire. Nuk isha dakord dhe as dija cte beja ne ate kohe.
Si student une kam ngritur zerin disa here por ishte edhe shume e rrezikshme qe te dilje hapur kunder asaj qe ishte e proklamuar nga Partia e vetme e kohes Partia Komuniste.
fare ndodhi me ty ne ambasade
Ikja ne Ambasade hapi nje dimension te ri. Ishte ne te vertete liria ime personale e cila erdhi edhe per shqiptaret pak kohe me vone. Nuk zgjati me shume se nje vit. Qe ketu pastaj filluan ndryshimet.
Natyrisht te ikesh nga vendi yt nuk eshte e lehte le familjen njerezit e tu me te dashur nje jete 20 e ca vjecare. Kam ikur ne moshen 23 vejcare ne vitin e fundit te Akademise. Studioja per pikture ne klasen e piktures dhe tekstili ne ate kohe. Ambasada ishte nje periudhe shume e veshtire.
A mund te na thuash dicka me ne detaje ndonje fragment ndonje kujtim
Ishte dy jave ankthi. Ne as nuk e dinim qe do te perfundonim ne Gjermani apo diku tjeter. Vetem ishte nje proteste direkte kunder regjimit nuk kishim cbenim gje tjeter. Kalimi per ne oborrin e ambasades ishte me i thjeshte sesa mund te mendohej. Te pakten javen e dyte ata qe hyne ne fillim e kane pasur me te veshtire ndoshta por me vone ishte me e thjeshte. Thjesht te kerceje mbi murin.
Si ishin kushtet e qendrimit
Kemi fjetur jashte ne oborrin e ambasades dhe personeli mundohej me sa mundej na sillte uje se per ushqim nuk behej fjale nuk kishte. Ishte periudhe shume e veshtire. Na binte radha te hanim nga nje cope buke njehere ne dite te pakten. Jo ushqim i rregullt por nje cope buke dhe nje gote qumesht po te kishe fat. Derisa u larguam.
Per ku
U pajisem me pasaporte shqiptare dhe nga ambasada shkuam ne portin e Durresit pastaj me anije ne Itali. Fillimisht shkuam ne Brindizi pastaj me tren cdo njeri sipas ambasades shkonte ne destinacionin e tij. Une shkova ne Gjermani.
Si vazhdoi rruga jote e krijimit
Ne fillim duhej te kalonte nje periudhe njevjecare derisa te akomodohesha te mesoja gjuhen por une jam marre me artin. Kam bere nje shkolle per media dizajn ne Akademine e Reklames dhe Shtypit ne Hamburg.
Kam punuar shume vite si grafist. Si piktor per mua e rendesishme eshte qe te punosh aq shume sa te besh nje ekspozite. Nuk eshte e thjeshte te gjesh nje galerist i cili beson te puna jote. Une nuk kam ekspozuar shume ne Gjermani kurse kjo eshte ekspozita e pare personale qe hap ketu.