E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne kujtim te 24 marsit 1999 Per cka u munduam atehere dhe tash

Nga Kristofer Dell

Pervjetori i 12-te i fillimit te fushates se NATO-s ne Kosove eshte mundesi per te menduar lidhur me turbullirat qe cuan ne nderhyrjen e NATO-s si dhe per shtetin e Kosoves qe doli nga konflikti. Pas atyre trazirave populli i Kosoves u zotua qe te siguroje qe vendi juaj te behet nje demokraci e forte shumetnike pluraliste dhe e denje per sakrificat qe cuan ne pavaresine e Kosoves. Tash dymbedhjete vjet pasi qe NATO-ja veproi mbetet detyrim i Kosoves dhe i te gjithe kosovareve qe te mbrojne trashegimine e nderhyrjes se botes ne emer te tyre.
NATO intervenoi ne Kosove pas sulmeve te diktatorit serb Sllobodan Millosheviq kunder nje popullate te pambrojtur. Ne vepruam per te mbrojtur mijera civile te pafajshem nga nje ofensive ushtarake qe kercenonte ti gllaberoje ata. Sic e kemi thene atehere ne vepruam per ti mbrojtur vlerat tona per te mbrojtur stabilitetin ne Ballkan dhe per te cuar perpara kauzen e paqes. Ne nuk morem anen e shqiptareve apo serbeve ne mbrojtem viktimat e pafajshme nga nje tiran brutal.
Si perfundim i nderhyrjes nderkombetare Kosova u be nje shtet i pavarur i themeluar ne zotimin se do te ndertoje nje republike demokratike e shumetnike. Kujtojeni thenien kyce ne Deklaraten e Pavaresise se Kosoves
Ne shpallim Kosoven nje republike demokratike laike dhe multi-etnike te udhehequr nga parimet e jo-diskriminimit dhe mbrojtjes se barabarte sipas ligjit. Ne do te mbrojme dhe promovojme te drejtat e te gjitha komuniteteve ne Kosove dhe do te krijojme kushtet e nevojshme per pjesemarrjen e tyre efektive ne proceset politike dhe vendimmarrese.
Kosova tash gezon Kushtetuten qe mund te argumentohet se eshte me bashkekohorja dhe me perparimtarja ne rajon. Ajo ka mbajtur zgjedhje demokratike qe kane mundesuar kalim paqesor te qeverisjes dhe ka arritur perparime ne zbatimin e dispozitave te Planit te Ahtisaarit qe sigurojne stabilitetin e trashegimise se pasur shumetnike te Kosoves.

Megjithate eshte shqetesuese qe 12 vjet pasi qe NATO nderhyri ne Kosove 8211 dhe mezi tri vjet pas pavaresise 8211 ne kemi filluar te degjojme si po pervidhet retorika e urrejtjes etnike ne diskursin publik ketu. Vecanerisht jemi te shqetesuar qe sulmet e fundit mbi qeverine kane perfshire kritikat qe nenkuptojne se ajo eshte e jolegjitime sepse ajo gezon perkrahjen e pakicave ne Kuvend dhe per shkak se shumica e deputeteve shqiptare nuk kane votuar per te.
Une as qe mund tia filloj tju them se sa e urryer eshte kjo gjuhe per amerikanet. Ne jemi krenare qe Deklarata jone e Pavaresise dhe Kushtetuta jone kane themeluar demokracine me te vjeter ne bote dhe qe ato mbeten pishtare per miliona njerez anekend botes. Megjithate vlerat e Deklarates sone ishin komprometuar nga dispozitat e Kushtetutes qe lejonin ekzistimin e skllaverise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Ne kemi luftuar luften me te pergjakshme ne historine e Amerikes per kete ceshtje dhe ato nene te Kushtetutes sone u hoqen pas renies se qindra mijerave luftetareve ne mbrojtje te lirise. Por fshirja e asaj njolle nga trashegimia jone ka qene nje prej sfidave te vazhdueshme te historise amerikane nje beteje qe ka vazhduar me levizjen per te drejta civile dhe e cila ende vazhdon edhe sot.
Bekimi i madh ne historine amerikane ka qene qe gjithmone ka pasur burra e gra te gatshem per tu ngritur ne kembe dhe per ti sfiduar udheheqesit tane politike per ti jetesuar idealet tona. Ky perkushtim na e ka mundesuar qe ti korrigjojme mekatet e se kaluares dhe ta cojme vendin tone drejt nje Unioni me te persosur qe e kerkonte edhe Kushtetuta jone. Jane pikerisht keto ideale qe kane bere vendin tim te nderhyje ne emer te lirise dhe te pakicave anekend botes dhe arsyeja se pse ne shekullin e fundit dhjetera mijera amerikane te tjere kane flijuar jetet e tyre duke mbrojtur lirine anembane botes. Ata ishin te gatshem qe te flijoheshin edhe dymbedhjete vjet me pare ne Kosove dhe ata jane te gatshem ta marrin kete rrezik mbi vete serish ne Libi tash.
Prandaj do te kuptoni se kur amerikanet degjojne kosovaret duke pergojuar Qeverine sepse ajo nuk eshte mbeshtetur nga shumica e deputeteve shqiptare te Kuvendit te Kosoves ne jemi me se te fyer. Ne pyesim veten A per kete kemi luftuar ne Kosove. Kur ne degjojme te shprehurit e ketyre ndjenjave nga politikanet dhe te tjeret qe thone se perfaqesojne eliten e Kosoves cka ne degjojme eshte dicka si Pakicat e Kosoves nuk duhet te llogariten te barabarte me ne vetem shqiptaret llogariten njemend ne kete vend. Jo vetem qe kjo godet ne telat me te neveritshem te kujtimeve dhe historise se Amerikes kjo tingellon shume sikurse argumentet e Millosheviqit po ringjallen nga disa prej atyre qe ishin ne mesin e viktimave te tij.
Per fat te mire keto pikepamje duket se jane te kufizuara brenda nje grupi te vogel qe kerkon te perdore cdo mjet pa marre parasysh se a eshte legjitim apo jo ne perpjekjet per te siguruar perparesi politike. E per fat edhe me te mire une nuk besoj se keto pikepamje hasin ne shume mirekuptim ne mesin e qytetareve te Kosoves.
Fundja votuesit e Kosoves permes votes se tyre ne zgjedhje kane perqafuar nje demokraci laike dhe shumetnike. Ne jemi krenare per kete fakt. Fakti se Qeveria e tashme e Kosoves perfshin parti si nga komuniteti shumice ashtu edhe nga ai pakice eshte mase e suksesit te Kosoves dhe do te duhej te jete edhe ceshtje e krenarise kombetare. Kjo nuk eshte arsye per te vene ne dyshim legjitimitetin e institucioneve tuaja.
Akuza se nje qeveri shumetnike nuk mund te perfaqesoje interesat e shqiptareve te Kosoves eshte e rreme dhe e rrezikshme. Perkatesia etnike nuk eshte baze per legjitimitet. Millosheviqi e ka pasur gabim kur e ka thene kete dhe ata pak kosovare qe e pohojne po kete gje tash e kane po ashtu gabim kur e thone ate. Ne jemi te sigurt se populli i Kosoves nuk e ndan kete pikepamje te rrezikshme dhe eshte po aq i turperuar me kete gjuhe sa edhe ne.
Ne kemi ardhur ketu me 1999 per te mbrojtur vlerat tona te perbashketa demokratike dhe ne mbesim te perkushtuar per partneritetin tone me Kosoven sepse populli i Kosoves mbetet i zotuar per nje shtet demokratik shumetnik dhe tolerant i cili do te garantoje lirite dhe mbrojtjen per te gjithe qytetaret e saj. Ne besojme qe zotimi juaj i vazhdueshem per kete qellim do te siguroje qe e ardhmja e Kosoves qendron ne familjen e kombeve euro-atlantike.
Ne nuk besojme qe ju do te lejoni te mashtroheni e te hidhni poshte vlerat qe kane sjelle NATO-n ketu. Me sakte ne jemi te bindur se ju do te ngriheni per parimet e misheruara ne Deklaraten tuaj te Pavaresise dhe ne Kushtetuten tuaj. Menyra me e sigurt per te bere qe Amerika nje dite tua ktheje shpinen do te ishte nese ju ua ktheni shpinen ketyre parimeve. Por nese ju besoni sic besojme edhe ne se ne i ndajme vlerat dhe te ardhmen tone te perbashket atehere ju do ta refuzoni kete menyre te rrezikshme te te menduarit. Dhe atehere do te shihni qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes vazhdojne te qendrojne perkrah jush jo thjesht vetem ne miqesi por edhe ne kauzen e perbashket.

Ambasadori amerikan ne Kosove

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›