Kuraja per te sulmuar qiejt

Kryeministri i vendit dy dite me pare takoi Drejtoren e Bankes Boterore dhe kumtoi dicka te rendesishme per ekonomine e vendit. Synimin per zero tolerance ndaj oligarkeve te tregut bankar dhe te celulareve. Po cilet jane oligarket Jane drejtuesit e kompanive celulare dhe te bankave tregtare te vendit. Ata qe vendosin te aplikojne tarifa abuzive mbi qindra mijera e miliona shqiptare perdorues te sherbimeve celulare dhe bankare. Duke perfituar nga dobesia e perkohshme e shtetit tone e strukturave kontrolluese dhe llogarikerkuese te tij keta padrone-oligarke pothuajse e kane pushtuar median ia kane zene duart asaj pse shumica e saj zoterohet prej tyre. Ose varet prej tyre e kushtezuar nga reklamat qe japin. Si te thuash oligarket japin reklama 7-8 milione euro ne vit qe te zhvatin po ne vit dy here me shume mbi 15-20 milione ne sherbime te shtrenjta per shqiptaret. Nuk ka asgje te keqe ne ekonomine e vendit tend te kesh kompani te medha me ndikim te forte ne treg. Bravo u qofte qe jane rritur dhe zoterojne pjesen e tregut qe zoterojne Por nga ky ndikim i forte eshte jo vetem joetike jo vetem e pamoralshme por edhe bllokuese per ekonomine qe te abuzosh me poziten qe ke duke deformuar dhe rritur artificialisht cmimet e sherbimeve te tua. Kjo ka ndodhur me kompanite celulare dhe madje bankat tona tregtare. Eumlshte nje avaz i vjeter i filluar qe ne periudhen monopol me nje furnizues te vetem sherbimi vite e vite me pare dhe tani oligopol me disa furnizues te pakte. Zgjidhja me liberalizimin e tregut mund te vonoje. Kryeministri i vendit kerkon me plot te drejte detyrimin e oligarkeve nepermjet nje politike te diferencuar fiskale pra taksash. Kjo mund te realizohet duke vendosur taksen progresive qe rritet me deklarimin e te ardhurave te rritura pikerisht per keto biznese te deformuara ne sjelljen e tyre ndaj konsumatorit. Per shembull nese nje kompani celulare apo banke deklaron nje fitim vjetor te themi 7 milione euro duke vijuar ne mbajtjen shume lart te tarifave atehere taksa mbi fitimin nuk aplikohet mbi te 10 per qind sa niveli i sotem por takse progresive 40 deri ne 60 per qind. Pse nuk mund te pranohet qe tarifat e telefonise celulare te jene me te lartat ne Ballkan madje nder me te lartat ne Evrope Nuk mund te pranohet qe perqindja e interesit te kredise per sipermarrjet dhe qytetarin te jete me 2-2.5 per qind me e larte sesa mesatarja e perqindjes se interesit te kredive te njejta ne vende si Mali i Zi apo Maqedonia. Bankat mund te thone se rreziku i dhenies se nje kredie eshte me i larte tek ne prandaj dhe perqindja e interesit eshte me e larte. Por per shembull Maqedonia eshte me rrezik te larte politik per shkak te tensioneve etnike. Megjithate bankat atje nuk e rrisin perqindjen e interesit te kredive te tyre. Pse Pergjigjja eshte e thjeshte. Strukturat mbikeqyrese e kontrolluese te shtetit maqedonas nuk te falin. Por nuk mund te presim derisa struktura te tilla te jene fuqizuar tek ne. Duhet vepruar shpejt dhe me kuraje. Pse duhet kuraje per te shkuar kunder kompanive qe derdhin miliona euro reklama e sponsorizime neper mediat tona dhe qe sjellin sherbime gati jetesore per qytetaret si celularin apo kredine bankare. Por nese nuk tregohet kuraje tani abuzimi do te vijoje dhe cdo vit me miliona e dhjetera miliona euro do te vijojne te shkojne padrejtesisht ne xhepin e oligarkeve. Kur ka nje rruge qe keto para nepermjet takses progresive te kalojne ne buxhetin e shtetit per tu kanalizuar me tej ne sherbime te shtuara ne shendetesine publike e ne arsimin publik. Nderkohe ulja e tarifave te sherbimeve celulare dhe bankare si zor te vije vetem nga nje presion publik qofte ky dhe i prodhuar nga kreu i qeverise. Nevojitet Shpata e Demokleut politika e diferencuar fiskale pikerisht ne rast se keto kompani abuzuese ne treg vijojne me sjelljen e tyre te nje karteli te fshehte qe cakton cmime shume me te larta nga sa nje kerkese-oferte normale tregu mund te fiksonte. Dhe kete Shpate qeveria duhet ta shpalose ne mbrojtje te 3 milione e gjysme konsumatoreve te vendit. Eumlshte nje dyluftim gjigandesh dhe duhet kuraje por ky Kryeminister dhe kjo qeveri e drejtuar prej tij duket se ka vullnetin e hekurt per te sulmuar qiejt per ta cuar dyluftimin deri ne fund.