Eliza Dushku takim me kryebashkiakun Basha
08/08/2011 Basha i propozon titullin “Qytetare Nderi” e Tiranës dhe ambasadore nderi e Shqipërisë
Dushku: Basha është njeriu i duhur për kryeqytetin. Së bashku do të promovojmë Tiranën kudo
Aktorja e njohur shqiptaro-amerikane Eliza Dushku, e cila ndodhet në Shqipëri prej dy ditësh, u prit paraditen e djeshme nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Në përfundim të takimit Basha i dhuroi aktores hollivudiane Kullën e Sahatit të Tiranës, simbolikën e qytetit, si dhe i bëri të ditur se do t’i propozojë këshillit bashkiak për t’i dhënë titullin “Qytetare Nderi e Tiranës”. Gjithashtu në konferencën e përbashkët për shtyp kreu i bashkisë së kryeqytetit i propozoi asaj të jetë ambasadore nderi e Tiranës në kudër të promovimit të Shqipërisë në botë. “Unë jam shumë i lumtur që Eliza ndodhet sot në Tiranë dhe besoj se flas edhe në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës, që e kemi pritur këtë vizitë me shumë kënaqësi. Të gjithë jemi entuziastë për vizitë ne saj. Pavarësisht se do shërbejë për ta vendosur Tiranën fillimisht në hartën turistike të botës. Kam pasur nderin t’i propozoj sot dhe kënaqësinë që ajo pranoi të jetë ambasadore nderi e Tiranës në botë e ngarkuar për artet, kulturën dhe turizmin”, - u shpreh Basha. Gjatë fjalës së saj Dushku u ndal mbi projektin e saj për të promovuar në botë turizmin shqiptar. “Shqipëria është vend turistik. Kam vizituar deri tani Tiranën dhe njerëzit këtu janë shumë të mirë. Do ta filloj turin nga Korça për të promovuar turizmin shqiptar me anë të një dokumentari”, - shtoi aktorja. Eliza theksoi se në këto orë qëndrimi në Tiranë ka takuar mjaft njerëz, madje ka qenë dhe në klube nate. “Më bëri përshtypje se sa njerëz të sjellshëm dhe të bukur ka këtu”, - tha ajo. Aktorja shprehet se ka besim se Basha është kryebashkiaku i duhur për Tiranën. “Kam besim se kryetari i Bashkisë është i ndershëm dhe do të realizojë çfarë ka premtuar dhe unë do të bëj të pamundurën ta ndihmoj për çfarë i kam premtuar, që të promovoj Tiranën kudo”, - u shpreh më tej Dushku. Gjatë takimit kryetari i Bashkisë e njohu me planet për përmirësimin e cilësisë së jetës, për krijimin e hapësirave të gjelbra, ndërtimin e më shumë shkollave si dhe për përpjekjet për ta bërë Tiranën një destinacionin tërheqës për turizmin dhe biznesin.
Dokumentari i Elizës
Eliza Dushku gjendet në Shqipëri për të bërë një dokumentar mbi rrënjët e saj shqiptare, me një ekip televiziv amerikan si dhe me agjencinë “Lonely Planet”, e cila e ka renditur Shqipërinë si destinacionin numër 1 në botë. Ajo do të qëndrojë 10 ditë dhe do të vizitojë disa qytete të Shqipërisë për të dokumentuar bukuritë dhe vlerat e vendit të origjinës së saj. Në realizimin e dokumentarit për Shqipërinë do të kontribuojnë dhe artistë të tjerë me famë botërore, si sopranoja Inva Mula, fotografi Fadil Berisha dhe aktori Blerim Destani.