Policia, fitim 2 milionë lekë nga gjobat
08/08/2011 Rrugorët zhdëpin në gjoba drejtuesit e mjeteve. Stina e verës, ndërmerren masat drastike nga policia
Shoferët: Po gjobitemi në vende ku mungon sinjalistika, s’parashikojmë lëvizjen e drejtimit
TIRANE- Aksidentet e shumta të ndodhura në rrugët e Tiranës dhe në rrugët internacionale që rrethojnë kryeqytetin, kanë bërë që policia rrugore të aplikojë një plan masash gjatë tre muajve të verës. Gjatë kësaj periudhe janë vendosur mijëra gjoba, ku duket se përfitimi financiar nga këto arrin shifrën 2 milionë lekë të vjetra. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore në Tiranë, efektivat e së cilës kanë përdorur masa drastikë kundër drejtuesve të mjeteve, me qëllim uljen e numrit të aksidenteve rrugore në Tiranë, por dhe në rrugët internacionale rreth kryeqytetit. Mësohet se çdo ditë uniformat blu të policisë rrugore kanë zhdëpur me gjoba shoferët që nuk respektojnë shenjat dhe sinjalistikën rrugore, duke vendosur për ta 900 deri 1000 masa administrative në çdo ditë. Po kështu masat janë aplikuar jo vetëm në gjobitjen e drejtuesve të mjeteve, por njëkohësisht dhjetëra prej tyre u janë bllokuar edhe patentat. Të gjitha këto masa të ndërmarra në mënyrë të vazhdueshme nga policia rrugore thuajse nuk kanë ndikuar fare në uljen e numrit të aksidenteve, trafikun dhe në respektimin e sinjalistikës rrugore nga ana e shoferë. Kjo për shkak se situata në rrugët e Tiranës është e njëjtë, pasi çdo ditë rrugorët vendosin mbi 1000 gjoba dhe pezullojnë dhjetëra lejë drejtimi. Ndërkohë që grupe task-forcë janë ngritur për monitorimin e rrugëve rreth Tiranës, me qëllim penalizmin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë kodin rrugor gjatë ecjes. Por ndryshe nga se mendojnë efektivët e policisë, janë shoferët e makinave që fajin nuk ia vënë vetes, por disa elementeve të tjerë, që sipas tyre janë në dorë të policisë rrugore. Pakënaqësitë drejtuesit e automjeteve në kryeqytet i mbështesin në disa fakte, ku sipas tyre policia rrugore vendos gjoba në kryqëzime ku nuk funksionojnë semaforët apo s’ka fare të tillë. Gjithashtu ata tregojnë se janë gjobitur për arsye se nuk kanë respektuar semaforin, në një kohë kur ky i fundit nuk dallohej fare, pasi ishte i mbuluar nga reklamat e ndryshme të bizneseve, shtyllat elektrike si dhe nga degët e pemëve që ndodhen në trotuar. Ky nuk është argumenti i vetëm i drejtuesve të makinave, pasi ata theksojnë se janë gjobitur për arsye se udhëtonin në kundërvajtje me tabelat e rrugës. Mirëpo realisht në fillim të segmentit rrugor apo në fund të tij nuk ka pasur asnjë tabelë që të tregonte drejtimin e lëvizjes së mjeteve. Një ndër arsyet e tjera që ngrenë shoferët si protestë kundër gjobitjes masive të policisë rrugore është edhe ajo e vijëzimit të rrugëve në kryeqytet. Pothuajse të gjitha rrugët në Tiranë nuk kanë asnjë vijë të bardhë, shigjeta drejtuese, të cilat do të orientonin në parkimin dhe lëvizjen e mjeteve. Duke qenë se shumë elemente të sinjalistikës mungojnë në rrugët e Tiranës, shoferët nuk mund të parashikojnë të drejtën e lëvizjes së tyre në rrugët e ndryshme të kryeqytetit.
2 milionë lekë
Kaq është shuma financiare që policia rrugore ka arritur gjatë këtyre muajve të vjelë nga gjobat e vendosura te drejtuesit e mjeteve në Tiranë. Masat drastike janë ndërmarrë me qëllim uljen e numrit të aksidenteve si dhe disiplinimin e lëvizjeve të mjeteve, trafikut dhe respektimin e shenjave dhe sinjalistikës rrugore nga shoferët e makinave.
900-1000 gjoba
Thuajse çdo ditë policia rrugore në Tiranë vendos të penalizojë 900 deri në 1000 drejtues mjetesh. Sipas policisë, kjo bëhet vetëm për shmangien e aksidenteve dhe penalizmin e të gjithë drejtuesve që shkelin sinjalistikën. Policia shton se me këto shkelje ata bëhen burim aksidentesh dhe shtojnë radhët e trafikut rrugor.
Mungesa e sinjaleve
Sipas drejtuesve të mjeteve, policia rrugore duhet të rregullojë sinjalistikën pastaj të marrë iniciativa për vendosjen e gjobave. Ata shtojnë se në rrugët e Tiranës mungojnë vijat bardha, shigjetat drejtuese, tabelat si dhe shumë sinjalistika të tjera. Veç kësaj shtojnë se shumë semaforë janë të mbuluar nga reklamat, degët e pemëve dhe nuk duken nga shoferët.