E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elmar Brok Deri kur Shqiperia do te mbetet peng i opozites

10-11-2010 / Gazeta 55

Ne Parlamentin Europian kane nisur kritikat per vendimin administrativ te Brukselit i cili po penalizon Shqiperine per shkak te sjelljes se papergjegjshme te Edi Rames. Deri kur Shqiperia do te mbetet peng i opozites ka pyetur dje publikisht Elmar Brok kryetar i komisionit te PE-se per Ceshtjet Kushtetuese nderkohe qe europarlamentari Eduard Kukan kryetar i delegacionit parlamentar per Shqiperine ka vene pikat mbi i duke theksuar se protestat e paralajmeruara te opozites po e lene Shqiperine pa marre statusin e kandidatit

Ne nje kohe rekord menjehere pas marrjes se vendimit nga Komisioni Evropian dhe shfaqjes publike te komisionarit Stefan Fyle i cili artikuloi arsyetimin per shtyrjen e vendimit per dhenien e statusit kandidat per vendin tone kane reaguar autoritetet me te larta te Parlamentit Evropian institucionit me te madh e me perfaqesues i Evropes se Bashkuar. Europarlamentari gjerman Elmar Brok ish-kryetar i komisionit te PE-se per Marredheniet me Jashte dhe njeri nga arkitektet e kushtetutes se Europes e aktualisht anetar i komisionit parlamentar per ceshtjet kushtetuese ne nje prononcim te vone per tv Klan protestoi ndaj vendimit te KE-se per te shtyre ndezjen e drites jeshile per Shqiperine. Deri kur Shqiperia do te mbetet peng i opozites ka deklaruar europarlamentari Elmar Brok duke kujtuar mbeshtetjen e forte qe Parlamenti Europian i ka dhene klases politike shqiptare dhe padrejtesine e vendimeve te administrates se Brukselit e cila eshte e detyruar te marre ne konsiderate sjelljet e opozites shqiptare e cila ishte provuar mese njehere se ishte e papergjegjshme e se skishte asnje problem te sakrifikonte interesat e vendit per hir te interesave te ngushta personale te liderit te saj. Edhe europarlamentari Eduard Kukan kryetar i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore ka protestuar per vendimin e djeshem administrativ te Komisionit per ta shtyre dhenien e statusit kandidat per Shqiperine. Ne nje prononcim televiziv ai ka analizuar edhe situaten detyruese me te cilen u detyruan te perballen komisionari Fyle dhe te tjeret. Ai ka kujtuar se ka qene strategjia opozitare e bojkotit dhe vendimi politik i marre dhe i prezantuar nga disa delegacione deputetesh opozitare edhe ne Bruksel per nisjen e nje stine politike protestash nga ana e opozites faktori i vertete qe po e le Shqiperine jashte kesaj vale te marrjes se statusit te vendit kandidat per anetar te plote ne BE. Protestat e paralajmeruara te opozites po e lene Shqiperine jashte BE ka qene reagimi sintetik i europarlamentarit Eduard Kukan ndaj interesimit te gazetareve duke i dhene fund edhe dilemes se cilet jane fajtoret per kete situate te pazakonte me te cilen po perballet Shqiperia megjithe kursin e paprecedente te reformave si dhe solidaritetin maksimal qe institucionet e BE-se po tregojne prej me shume se 20 vitesh ndaj qytetareve shqiptare. Cilido qofte rezultati i raportit te Komisionit Europian pozitiv apo do ta shtyje statusin e vendit kandidat per anetaresim rruga e Shqiperise drejt BE do te vazhdoje. Partite politike duhet ta konsiderojne si nje apel si nje sfide per te dyfishuar perpjekjet e tyre per te dale nga kriza politike perndryshe do te jete shume e veshtire qe kriza te mos ndikoje ne situaten e pergjithshme politike te Shqiperise shpjegon Kukan i cituar nga radio Deutsche Welle seksioni shqip.
Ai nuk e konsideron rifillimin e protestave te paralajmeruara nga opozita si nje menyre qe ndihmon zgjidhjen e krizes. Parlamenti eshte vendi per te diskutuar ceshtjet politike vendi ku duhet te zhvillohet lufta politike. Grevat e urise dhe protestat ne rruge nuk jane te dobishme thekson ai. Jam i sigurt se do te kete shume pergjigje pozitive pasi Shqiperia ka shenuar arritje ne kryerjen e reformave. Por Shqiperia duhet te vazhdoje reformat. Shume e rendesishme per Keshillin Europian eshte ceshtja e stabilitetit ne funksionimin e institucioneve te zgjedhura ne menyre demokratike ne rastin konkret ne funksionimin e plote te Parlamentit deklaroi me tej Kreu i PE per Ballkanin Perendimor Eduard Kukan.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›