E Diel, 1 Nëntor 2026

Demokratet japin pelqimin per Selimin

Kandidatura per ne Gjykaten e Larte u kontestua nga demokratet vetem per eksperiencen 10-vjecare si gjyqtar

Selimi Presionet politike kane qene te karakterit spekulativ nuk ka pasur nderhyrje


TIRAN - Pasi kane rrezuar dy kandidatet e pare te Presidentit Topi per Gjykaten e Larte deputetet e djathte duket se do te miratojne ne Kuvend kandidatin e trete Shkelzen Selimi.


Ndryshe nga seancat degjimore me dy kandidatet e tjere Selimi u duk se mori aprovimin e deputeteve te djathte pavaresisht disa rezervave qe ata kishin per eksperiencen ne pune si gjyqtar. Gjate seances degjimore gjyqtari Selimi deklaroi se ndaj tij ka pasur vetem presione te karakterit spekulativ.


Sipas tij ne asnje rast nuk ka pasur nderhyrje te drejtperdrejte nga politika apo zyrtare per te nderhyre ne vendimmarrje. Lidhur me imunitetin gjyqtari sqaroi se ai nuk eshte privilegj por garanci kushtetuese qe duhet trajtuar per pavaresine e gjyqesorit ne menyre qe gjyqtari te jete i pavarur dhe te jape nje vendim te paanshem.


Seanca


E vetmja pike ne te cilen ndahej gjyqtari Selimi nga mazhoranca ishte eksperienca profesionale ne pune si gjyqtar. Duke marre shkas edhe nga kandidatja Manjola Bejleri edhe per kandidatin e fundit demokratet u shprehen se nuk ka permbushur kriterin e 10 vjeteve eksperience pune per te konkurruar per ne Gjykaten e Larte.


Edhe pyetjet me te shumta te demokrateve u perqendruan ne kete pike. Gumi me kolege ka paraqitur ne Gjykaten Kushtetuese nje kerkese per interpretim te kritereve te nje anetari te Gjykates se Larte.


Por si debat profesional ne analizen tuaj juridike kriteri i vjetersise eksperiences profesionale duhet te jete i plotesuar apriori para fillimit te procedurave te emerimit apo eshte kriter qe toleron mundesine qe te jete i plotesuar para perfundimit te procedurave pra kur u dekreton presidenti duhet ti keni pasur 10 vjet apo deri sa ta miratoje Parlamenti boll ti keni plotesuar - tha Rusmali.


Gjyqtari Shkelzen Selimi deklaroi se ka plotesuar te gjitha kriteret pasi ky moment lidhet me momentin kur Kuvendi jep pelqimin per gjyqtarin. Ju supozuat nje situate juridike kur periudha e stazhit te konsiderohet nul. Ne keto momente kane kaluar te gjitha afatet.


Une kam plotesuar edhe nese e marrim te mireqene qe viti i stazhit nuk konsiderohet si vit pune - sqaroi Selimi.
Nje tjeter ceshtje e rendesishme ishte edhe imuniteti i gjyqtareve.


Gjyqtari i Shkalles se Pare ne Gjykaten e Vlores u shpreh se imuniteti nuk eshte privilegj por eshte nje garanci kushtetuese dhe ne kete sens duhet trajtuar per pavaresine e gjyqesorit ne menyre qe gjyqtari te jete i pavarur.


Une kam shprehur mendimin tim per imunitetin qe nuk duhet te kete imunitete pa limit. Imuniteti duhet te jete i kufizuar sidomos per ceshtje te korrupsionit ne drejtesi pra flitet per nje fenomen. Nuk ka sistem te korruptuar por ka individe te korruptuar. Kufizimi i imunitetit per korrupsionin do ti jepte te gjithe aksesin organit te akuzes qe te bente hetimin dhe te nxirrte problemet konkrete - theksoi Selimi.


i pyetur nga deputeti socialist Pandeli Majko per perdorimin e makinave shteterore per zyrtaret e institucioneve te larta kandidati per ne Gjykaten e Larte deklaroi se makina nuk eshte domosdoshmeri. Sipas tij zgjidhja me e mire do te ishte dhenia e bonuseve pasi shperblimet qe jepen deri ne keto momente per levizjen nuk jane ne nivelin e duhur.


Imuniteti


Une kam shprehur mendimin tim per imunitetin qe nuk duhet te kete imunitete pa limit. Imuniteti duhet te jete i kufizuar sidomos per ceshtje te korrupsionit ne drejtesi pra flitet per nje fenomen.


Nuk ka sistem te korruptuar por ka individe te korruptuar. Kufizimi i imunitetit per korrupsionin do ti jepte te gjithe aksesin organit te akuzes qe te bente hetimin dhe te nxirrte problemet konkrete.


Presionet
Presionet politike kane qene te karakterit spekulativ.


Ne asnje rast nuk kam pas nderhyrje te drejtperdrejte nga politika apo zyrtare njerez te veshur me pushtet te cfaredo rangu qofshin ato per te nderhyre ne vendimmarrjen time si gjyqtar.


Kjo per dy arsye nje eshte se une nuk i kam lejuar ata te ndikojne mbi vendimmarrjen time por nga ana tjeter duke qene gjyqtar i shkalles se pare presioni ka qene me i ulet se nje gjyqtar qe eshte ne Apel apo Gjykate te Larte.


Eksperienca

Kam bere betimin kam dhene vendime ne emer te republikes. Aktualisht ka njerez qe vuajne denimin me burgim qe une i kam dhene ne kohen qe ju i referoheni. Une mund te ve ne dispozicion te komisionit akte te shumta qe tregojne se une kam ushtruar detyren e gjyqtarit.


Kjo periudhe eshte vleresuar si pjese e punes sime si gjyqtar. Ky eshte kriter ligjor dhe jo kushtetues. Kriteri ligjor ndryshe nga Gjykata Kushtetuese. Besoj se i kam plotesuar kriteret.


Topalli shperndan cadra shiu


Duke shfrytezuar edhe ditet me shi te vjeshtes kryeparlamentarja Jozefina Topalli iu shperndau deputeteve me rastin e liberalizmit te vizave nga nje cader. Ne fakt cadrat nuk ishin te zakonshme por kishin si dizenjo kryeqytet europiane.


Ishin 140 cadra te cilat iu shperndane deputeteve qe ishin te pranishem dje ne ambientet e Kuvendit. Madje disa prej atyre qe nuk kishin marre cader me vete ishin te paret qe i vune ne perdorim.


Sipas ambasadorit te OSBE-se sanksione me te rrepta per partite politike qe nuk respektojne kriteret

OSBE 30 e grave ne bashki e komuna


Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wolfarth iu beri thirrje partive politike qe te zbatojne kuoten prej 30 te perfshirjes se grave ne zgjedhjet vendore ashtu sic e percakton edhe Kodi Zgjedhor. Sipas perfaqesuesit te prezences se OSBE-se ne vendin tone ne rast te shkeljes se ligjit zgjedhor per kete ceshtje duhet te ndiqen sanksione me te rrepta per partite politike.


Te gjitha partite politike duhet te krijojne kushte per nje perfaqesim te denje te grave. Jemi vetem 26 jave larg zgjedhjeve vendore dhe perqindja e grave ne keshillat bashkiake duhet te rritet.


Te gjitha partite duhet te respektojne Kodin Zgjedhor. Nderkohe qe duhet te zbatohen sanksione me te rrepta ndaj subjekteve partiake pasi gjoba per mosrespektim te Kodit eshte nje praktike e vjeter. Prandaj duhet te behen ndryshime perpara zgjedhjeve vendore - theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›