E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elona, historia e 9 vjecares se paralizuar

Elona eshte vetem 9 vjec, por mjeket qe asistuan ne lindjen e saj, me paaftesine e tyre, i hoqen mundesine per te ecur.

Ajo eshte e detyruar qe te shkoje ne shkolle permes nje karroce, me te cilen e ka shume te veshtire te levize, edhe sepse nuk ka rruge te pershtatshme per te. “Une kerkoj nje karroce qe te shkoj ne shkolle pa problem”, thote Elona.

Nena e saj tregon se fatkeqesite ne familjen e tyre kane ardhur nga mjeket. “Djali 6 muajsh kaloi ne fillim nje temperature te forte dhe me pas nuk eshte ndjekur me mjekim si duhet nga mjeket. Ndersa per vajzen ata nderhyne me mjete primitive”, shprehet e ema e Elones.

Perfaqesues te tetraplegjikeve ankohen se shume prej kerkesave te tyre, qe mbeshteten edhe nga ligjet e shtetit nuk jane plotesuar, ndaj ata kercenojne me greve urie. Perfaqesues te qeverise mjaftohen me dhenien e premtimit te radhes.

Nderkohe, sot, Ne diten nderkombetare te personave me aftesi te kufizuar eshte celur nje ekspozite me punime te ndryshme artistike, ku keta persona kane shfaqur aftesite e tyre permes punimeve.

Ngjyrat, dekoracionet, pikturat shprehin boten e tyre te brendshme, nje bote ne te cilen ata ndihen mire dhe te vleresuar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›