Ruli zbardh dy marreveshjet me italianet

Sipas tij, investimi do te kryhet nga shoqeria italiane “Falcione” ne tre faza, ndertimin e impiantit per degasifikimin e gazit te lengshem, ndertimin e terminalit per ankorimin e anijeve qe do te sjellin gazin e lengshem dhe ndertimin e gazsjellesit qe lidh Shqiperine me Italine.
“Para se gjithash, shteti shqiptar ruan te drejten qe 500 milione meter kub i gazit te perdoret per tregun tone. Shqiperia me kete projekt shenon nje hyrje ne projektet strategjike te mesdheut”, ka sqaruar Ruli.
Duke folur per ndertimin ne zonen e Karaburunit te impiantit te prodhimit te energjise nepermjet eres, ministri Ruli tha se eshte dhene autorizimi dhe licencat dhe se projekti eshte ne fazen e detajimit teknik.
“Me kete projekt shenohet nje hyrje e industrise se zhvillimeve te rinovueshme te perfitimit te energjise. Do kemi mundesine per te marre energji. Gjithashtu, 20% e kapaciteteve eshte e jona dhe linja eshte ne pronesi te shtetit shqiptar”, ka saktesuar Ruli.
Ne total vlera e ivestimit per keto dy projekte energjitike eshte rreth 2.5 miliarde euro.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code