E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, 1 i vdekur

Aksidenti i ndodhur ne aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ka shkaktuar një të vdekur, sipas policisë bëhet e ditur se shkak i këtij aksidenti ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit si dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte automjeti tip Benz. 

GJIROKASTER- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është shënuar gjatë orëve të vona të ditës së sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Viroit në dalje të qytetit te Gjirokastrës, teksa Neim Islami drejtuesi i automjet tip Benz, me targa GJ 05 86 A është përplasur me një mjet tip Benz Kamion me targa Fr 29 61 C, i cili drejtohej nga shtetasi Fadil Sulaj. Si pasojë e përplasjes 47 vjeçari Islami ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Islami udhëtonte i vetëm me mjetin e tij dhe lëviste nga Subashi në drejtim të Gjirokastrës ndërsa automjeti tip Benc Kamjon lëviste nga Gjirokastra në drejtim të Fierit. Sipas burimeve policore shkak i ketij aksidenti mësohet të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit si dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit tip Benz, Islami. Ndërkaq është shoqëruar për në komisariatin e policisë dhe drejtuesi i mjetit tip Benz kamion Fadil Sulaj. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›