E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiuni i FBI, i kerkuar ne Shqiperi

Shqiptari Besnik Bakalli, personi qe u infiltrua nga Byroja Federale e Hetimeve ne Shtetet e Bashkuara per te zbuluar nje grup te dyshuarish si terroriste, ka qene person ne kerkim ne Shqiperi kur ka nisur misionin.

Ai ishte denuar me dy vjet burg ne mungese per plagosje dhe INTERPOL e kishte shpallur nje nder 60 personat me te kerkuar nga drejtesia shqiptare.

Por ne shkurt te vitit 2007 ai eshte amnistuar pas nje vendimi te Parlamentit shqiptar, kohe pas te ciles ai ka kryer edhe pergjimet per sulmin e planifikuar ne bazen ushtarake amerikane Fort Dix.

Kur eshte takuar me agjentet e FBI-se, ai u ka folur atyre per problemin e tij me drejtesine shqiptare, por agjentet e kane siguruar se ne SHBA nuk do te kishte probleme.

Nga ana tjeter INTERPOL ngriti edhe problemin se me arratisjen ne Amerike ai kishte shkelur ligjet per respektimin e kufijve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›