E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elozh metafizikes

Metafizika na thoshte nje mesues u quajt nga lecitesi latin ajo pjese e vepres se maqedonasit Aristotel qe vinte pas Fizikes. Por meqe physis domethene natyre metafizikja eshte thjesht e mbinatyrshmja. E pertejshmja infiniti e pashmja simbas drites...

Ajme jetojme ne epoken e anti-metafizikes ne konsumizem dhe te gjitha keto tingellojne patetike. Kjo epoke eshte vec tjerash edhe anti-fizike. Kaq na jane erresuar syte nga mallrat sa kemi humbur edhe lidhjen me natyren me fiziken. Dhe meqe e kemi humbur kjo lidhje eshte bere qellim ne vetvete. Priremi drejt fizikes duke u nisur nga deshperimi yne material si dikur prireshim drejt metafizikes duke u nisur nga pamjaftueshmeria jone fizike.


Por shpirti yne eshte aq i paushqyer sa cdo kundermim metafizike na ben efektin e nje helmi. Sa nga njerezit e sotem mund ta degjojne Moxartin pa iu dukur si muzike te vdekurish fjala vjen


Per te folur tani me ne konkret per shpirtin shqiptar e ndjejme sa i kufizuar eshte bere ai nga reformat e historise sidomos atyre te shekullit te kaluar. Nuk po flasim per shpirtin Spirit Spirito Geist por per shpirtin Soul Anima Seele. Per boten gjysme-errcake te shqisave qe po erresohet gjithmone e me shume. Shpirti shqiptar po humbet instinktet por pa fituar mendimin. Po humbet reflekset pa fituar refleksionin. Mendimi eshte instinkt i ri prandaj i dominon instinktet e vjetra fizike dhe eshte i vetmi instinkt metafizik.


Ne mungesen e programeve reale atyre qe i mundesojne njeriut te vetendertohet jemi sot para dy modeleve sendertuese. Sera e socializmit sovjetik eshte zevendesuar me xhunglen e tranzicionit dhe synohet qe te shitet xhungla per te blere seren. Ne dyja keto modele zhvillimi te kopshtit antropologjik shpirtit i merret fryma per ta thene filozofikisht me sakte do me duhej italishtja e do thosha allo spirito vien tolta lanima. Xhungla eshte model a-politik pra antimodel anarki. Sera prodhon ne seri por njerez te skaduar am te konsumuar.


Nese elita jone ka modele kaq te skaduara per ne kjo do te thote se ajo nuk ka model per vete. Dhe ajo nuk ka lidhje organike me elitarizmin e viteve 30 sado qe me fjale mundohet ta beje. E madje pyetja shtrohet a kemi elite Jo. Nuk kemi. Kjo elite synon te na beje te besojme se ne nuk kemi teknologjine per ta kuptuar. Por meqe ajo e ka teknologjine si ka mundesi qe nuk kupton vetveten
Thjesht se i mungon ai dimensioni...

eshte nje elite perpos se nje levizje qe prodhon metafizike Ne kohen kur njerezimi ishte me pak i robotizuar nga teknika i donte lundertaret e poetet e heronjte e vet pasi keta e pajisnin me metafizike i jepnin frymemarrjen univerale energjine jetesore largpamesine profetike. Sot sistemit nuk i duhen me tere keta figura te shpirtit i duhen thjesht bateri.

Pa metafizike fjalet jane thjesht miza. Jane miza qe kalojne koke me koke hyjne ne veshe e dalin nga goja gjithnje e me te azdisura gjithnje e me pickuese e verbanike. Shikojini se cndodh me tere komunikatoret - conquistadores te ekranit te vogel - gazetaret politologet e politikanet pedagoget e intelektualet aktoret e regjisoret kengetaret dhe kompozitoret A bejne gje tjeter perpos se transmetuari mizat Mizat e njeri-tjetrit. Mizat e labirintit Mizat e ketij realiteti te mbyllur jo per shkak te vogelsise se vendit por per shkak te mungeses se metafizikes

Edhe Irlanda eshte e vogel por shpirti irlandez merr fryme thelle. Sepse nje shpirt nuk eshte nje shpirt po nuk u derdh ne nje plan shpirteror.
Dicka aktuale tash. Kur themi se ne shqiptaret e kesaj Shqiperie duhet te dalim nuk kemi parasysh se duhet te bejme pasaportat biometrike dhe te harxhojme ato pak kursime qe kemi. Te dalim te dalim sa me pare e jo te ikim por te shkojme. Per hir te atyre qe vdiqen ne kufi te dalim per te pare liri me sy aty ku liria funksionon...


Por ata qe vdiqen martire e kishin metafiziken e lirise e ne mund te vdesim pa e pasur shpirtrat e tyre e pane lirine e ajo qe shkendija qe i beri te levizin edhe fizikisht. Sikunder shume shpirtra qe kane lindur ne liri nuk do e shohin ate pasi nuk e kane metafiziken e saj.

Kur flet per fiziken dhe metafiziken smundesh dot ma ta vesh theksin tek e dyta. E don metafizika e tekstit. Ngase thjesht po shkruan pa folur. E ne fakt ne kohen tone per shkak se po minohen te dyja natyra dhe e mbinatyrshmja bejne lidhje te vetme religjon tunjishem per te krijuar njeriun me ndjeshmeri kozmike si pergjigje ndaj robotit elektronik.

Pse e duam hebreun te krishterin muslimanin sic duam poetin muzikantin e Ainshtajnin Se kane metafizike se kuptojne gjuhen e krijimit ia hapin dyert drites dhe jane jeta e kesaj bote qe pa ta ska jete.
Metafizika ose skaji kah synohet. Pasi vetem duke synuar te gjesh mbinjerezoren mund te arrish se paku njerezoren.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›