Arbitri eshte nderkombetar
Nese kryeministri Sali Berisha dhe kandidati i tij pwr Tianwn do te kishin lejuar Komisionin Qendror te Zgjedhjeve te shpallte rezultatin paraprak te Tiranes dhe mandej te vinin ne levizje mekanizmin ligjor te ankimimeve per te gjitha pretendimet e tyre sot Shqiperia nuk do te ishte serish buze humneres sic shkruan revista e famshme The Economist.
Shume njerez kane pyetur e vazhdojne te pyesin paten qe u nguten pse nuk i moren punet me radhe ashtu sic e thote Kodi nuk e dinin valle se rruga qe zgjodhen do te kishte pasoja te renda per mbare vendin
Disa e kane patur te qarte pergjigjen sapo kryeministri me delfinin e tij politik u hodhen ne gjuetine e votave te gabuara pasi ishte ulur sipari i numerimit zyrtar te votave per bashkine e Tiranes dhe Rama kishte dale fitues ne fotofinish me dhjete plus. Shume te tjere jane ftilluar e po ftillohen duke ndjekur live ne television maratonen Ristani shfaqjen me te shemtuar te antishtetit dhe antiligjit ne njwzet vjetet e fundit.
Cila eshte pergjigje cila eshte arsyeja Ja cila eshte Berisha dhe Basha e kane ditur dhe e dine se nuk e permbysin dot rezultatin ne favor te tyre ne menyre te ligjshme prandaj kane zgjedhur rrugen e paligjshme rrugen qe shkaterron Kodin njollos
Zgjedhjet dhe damkos vendin. Shkaterrimi njollosja damkosja e tjere jane cmimi i fitores se tyre. Nuk e kane pra nga padurimi. As nga padituria. Ne rastin konkret si ne shume raste te tjera ata e kane pare paligjshmerine si aleaten e qellimit te tyre per te fituar me duart e Arben Ristanit ate qe nuk fituan me duart mendjen dhe zemren e shumices se zgjedhesve.
A nuk jane njezet e ca ligjet antikushtetuese te Berishes provat flagrante te aleances genuine te ketij politikani me paligjshmerine Ai tenton papushim me paligjshmerine ska gje se diku nuk i ecen e diku po. Kete ka bere edhe kesaj radhe me zgjedhjet dhe rezultatin ne Tirane duke llogaritur vasalitetin e plote politik te kryetarit te KQZ-se.
Berisha dhe Basha e kane marre ne sy me vetedije rrezikun persa u perket pasojave qe do te prodhonte ne rrafshin e brendshem dhe te jashtem aventura e tyre. Por kane menduar se qellimi vazhdon ti justifikoje mjetet edhe pse nuk jemi ne mesjete.
Dhe kane menduar gjithashtu duke u mbeshtetur ne disa precedente se ne skakieren e Perendimit Shqiperia e vogel ne siperfaqe dhe popullsi nuk ka rendesine qe i japim ne ketu dhe se ne fund te fundit Uashingtoni dhe Brukseli i perkulen faktit te kryer se perendimoret jane gati te bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh ne lidhje me standartet por vetem rremuje dhe konflikte nuk duan te shohin... Ky eshte nje mendim tipik i kultures tribale i tejkaluar tashme edhe ne shtetet afrikane nje mendim qe fyen perendimin e vlerave dhe poshteron popullin shqiptar.
Une nuk mund ta di ne cmase do ta gelltise SHBA dhe Europa sfiden me te fundit te rregjimit te Tiranes. Si gjithe qytetaret shqiptare kam pare perkushtimin e tyre te shtuar ne zgjedhje dhe jam inkurajuar me shume se tjeterhere. Kam lexuar dje raportin e ndermjeten te misionit te vezhguesve te ODHIRI-t dhe kam pare aty arbitrin e fakteve te mbledhura e te perjetuara dretpersedrejti ne teatrin e ngjarjeve. Pra arbitrin qe presim.
Ne kete raport nenvizohet fakti se KQZ i kishte trajnuar numeruesit dhe komisioneret qe keta ti klasifikonin te pavlefshme fletet e hedhura ne kutite e gabuara. Ky qendrim eshte mbajtur ne mbare vendin perfshire numerimin e votave per kryetarin dhe keshillin bashkiak te Tiranes. Duke ndjekur minutw pas minuti fillin e bllokimit te rezultatit zyrtar paraprak per bashkine e Tiranes raporti evidenton qarte nenshtrimin dhe perfshirjen si ne nje perbetim te gjithe zyrtareve te PD-se ne KZAZ numer 49 dhe ne KQZ ne veprime ta hapura antiligjore per te bllokuar rezultatin zyrtar dhe per te imponuar nje rezultat jashte sistemit me rregulla te krijuara pas mbarimit te lojes.
Duke evidentuar me saktesi kete perbetim vezhguesit nderkombetare kane treguar ne menyren e tyre veten nje episod te historise sone tragjike te pafuqise se ligjit perballe pushtetit ku ligji eshte vetem nje maske e bukur per fytyren e arbitraritetit dhe arrogances nje maske qe Berisha me te vetet nuk kane zor ta heqin perfare kur u duhet te marrin me cdo kusht ate qe nuk e marrin dot ne rrugen e ligjit.
Praktikisht raporti i ndermjetem i ODHIR-it e ka konsideruar te pavlefshem operacionin Ristani per te nxjerre fitues Lulezim Bashen ne tavoline. Ketij qendrimi i kane bere jehone te njekoheshme deklaratat e zedheses se komisionerit per zgjerimin Stefan Fyle qe tha se nuk mund te kete dy rezultate per Tiranen dhe opinioni i Grupit Nderkombetar te Krizave qe i konsideron te pavlefshme fletet e hedhura ne kutite e gabuara.
Dhe po te shtojme ketu edhe manipulimet qe jane bere me vete kutite e perzgjedhura per rinumerim kuptohet akoma me qarte se vendosja e L.Bashes ne kolltukun e kryebashkiakut mbetet nje operacion legal i pamundur.
Berisha nuk ka folur dje per keto raporte qe paralajmerojne dite te zeza per Shqiperine nese ai nuk terhiqet nga aventura e tij. Deri dje eshte perpjekur ti binde nderkombetaret se KQZ mund te sillet edhe si KZAZ ne kushtet e nje vakumi ligjor. Por shume shpejt Ristani me te vetet e shperdoruan trashe kete mundesi duke u sjelle sipas interesit pese minura si KQZ pese minuta si KZAZ dhe keshtu pa fund si ne legjendat me centaure.
Me kete sjellje u dogjen si kamikazw jo vetem per zgjedhjet e ketij maji por edhe per ato te vitit 2009. Raporti i ndermjetem i ODIHRI-it tregon se Berisha nuk ka bindur njeri me teorine e tij te vakumit ligjor. Sespe vakumi nuk perligj moszbatimin e ligjit aty ku nuk ka vakum. Para se te marre tagra qe nuk i takojne KQZ duhej te zbatonte ligjin per shpalljen e rezultatit paraprak. Duke mos e bere kete ajo eshte sjelle si pengmarrese dhe jo si administruese e zgjedhjeve.
Deri kur do te heshte Berisha per keto raporte Ai e ka zakon tia pershtase retoriken interesit duke mos u kujdesur fare per parimesine dhe koherencen. Pergjate dy vjeteve refuzoi te hapte kutite pasi ishte shpallur rezultati me justifikimin se nuk ka ligj. Tani hap ato qe do pa u shpallur rezultati. Sa here i ka ardhur per shtat ka ngritur ne qiell arbitrin nderkombetar. Kesaj radhe do te na gajase te gjitheve nese del e thote kemi ligjet tona. I kemi ligjet tona i kemi veset tona i kemi semundjet tona kemi shumcka tonat por arbirti eshte nderkombetar.
E kemi pranuar qysh ne krye njezeri. Ne te mire dhe ne te keqe. Arbirti eshte pikwsepari misioni i vezhguesve te ODHIRI-t. Shqiperia nuk mund te shkoje kunder Arbitrit. Apo drejt humneres sic e tha ndryshe The Economist.