E Diel, 1 Nëntor 2026

Elozhi i femrave ne Tirane

Duke pare fotot e njezetvjecareve te viteve te diktatures vihet re se jane me europiane se brezi para tyre.


Per te kaluar nga doku tek mendafshi nga livandoja tek piklat e parfumit nga zbori tek hapi i lehte nga sapuni tek makiazhi i kalibruar nga muzika popullore tek ajo jazz dhe nga kooperativistja me fund e pantallona tek figura e persosur qe tymos e qete ne kembe tek stacioni i unazes vitet 90 kane qene themelore


Te mozaiku qe mbulon Muzeun Kombetar femra shqiptare paraqitet si figure qwndrore ne formatin epik te preferuarin e mesjetarizmit komunist. E ngjeshur ne kostumin kombetar dhe me pushke ne dore ajo nuseron ne nje skene lufte.


Gjiri i saj eshte i bollshem i frytshem. Krahu i saj i fuqishem bujqesor. Me shume se prej murales te Diego Riveiras ajo ka prej piktures Liria qe iu prin popujve te piktorit me te madh romantik E. Delacroix.


Kjo murale mund te jete nje alegori e Shqiperise se re por ne nuk duam ta shohim si te tille. Madje nuk duam ta interpretojme fare. A eshte imazh propagande apo deshmi e diteve te veta Sigurisht qe eshte te dyja njeheresh.


Na sherben si nje pike e pare krahasimi me femren e sotme shqiptare qe duke u perqendruar ne mase bash ne kryeqytet ka krijuar nje tipologji te mevetshme femerore tipin femeror ne Tirane.
Ky tip femre ka filluar te shfaqet ne Tirane qysh ne vitet 70 pavaresisht se ne artin zyrtar ende pershfaqej e mashkullorizuar si ne muralen e Muzeut.


Atebote fale nje shtrysjeje te regjimit per here te pare arriti ta shfaqe haptazi e deri diku masivisht perkatesine e saj europiane. Duke i vjedhur punen meshkujve femrat arriten pak nga pak tiu vjedhin edhe disa mundesi. Por ne vitet e rrenimit ekonomik vitet 80 per shkak te privimeve te panumerta femra ne Tirane e humbi nje pjese te lirise dhe te vitalitetit te saj.


Me ardhjen e demokracise fillon njemend krijimi i kesaj tipologjie njerezore e cila per shkak te lirise me te madhe qe gezonte sidomos ne Tirane erdhi duke u emancipuar rafinuar e sofistikuar pikerisht aty. Diversiteti dhe prejardhja e gjithandejshme i ndihu me shume identitetit gjithshqiptar te kesaj tipologjie duke e bere kete tipologjine me perfaqesuese te femres sone.


Sot qe Tirana eshte bere kolektori i gjysmes se rinise aktive ne Shqiperi kjo me duket nder te paktat risi te denja per tu dokumentuar.


Me gjithe mangesite e pashmangshme ky tip femeror eshte emancipuar ne menyren me normale duke levizur me kujdes ne nje realitet patriarkal dhe me mendesi militante e post-militariste. Femrat jane emancipuar gati vetiu natyrshem pa ngerc duke treguar nje alkimi shume te mire ne pershtatjen dhe ne krijimin e kushteve te reja te shoqerizimit. Kesodore ato e kane lene shume mbrapa mashkullin shqiptar.


Kontributi i elites ne lulezimin e kesaj pjese te kopshtit antropologjik duket minimal. Ajo elite qe gjate 45 vjeteve fabrikoi seren ushqimi dhe drita nen kontroll pas shperthimit te saj u be vete pjesa me e helmet dhe me tentakulare e xhungles se tranzicionit. Nese mendojme pra se po krijojme nje kopsht te ri antropologjik me frymezim europian duhet te investojme pikerisht tek kjo pjese qe ngjan si pjesa me e frytshme e kopshtit aktual tek femra shqiptare.


Ky investim don me thane edhe pjesemarrja e saj aktive ne politike ne politiken e vertete am ne vendimmarrje e jo thjesht ne zedhenesine e politikes apo ne folitike.


Liria ka funksionuar me shume te femrat pasi ato qene me te kujdesshme dhe me te durueshme. Mjafton ti lesh te qeta dhe ato ia dalin. Fale epshmerise se tyre te paepur jane te parat qe ndertojne nje modus vivendi duke u bere vete motori me i fuqishem i jetes se perditshme. Punojne me shume enderrojne me shume duan me shume.


Si pjesa me pak e shtremberuar psikologjikisht pjesa me jetesore dhe me elitare njeheresh kjo femer ka meriten e pazevendesueshme se eshte katalizatori i vetem social ne nje shoqeri ku gjithcka eshte tranzicion kushtezim rravgim.


Duke pare fotot e njezetvjecareve te viteve te diktatures vihet re se jane me europiane se brezi para tyre por vetem ne numer e jo ne cilesi. Per te kaluar nga doku tek mendafshi nga livandoja tek piklat e parfumit nga zbori tek hapi i lehte nga sapuni tek makiazhi i kalibruar nga muzika popullore tek ajo jazz dhe nga kooperativistja me fund e pantallona tek figura e persosur qe tymos e qete ne kembe tek stacioni i unazes vitet 90 kane qene themelore.


Shpresa e fillimit te atyre viteve i dha energjine dinamizmi i periudhes se kioskave ia ndryshoi ritmin si dita me naten dhe periudha e sotme kur Tirana behet kryeqender e nje vendi ne zhvillim dhe fillon te zere vend konkurrenca e lire e ben perfundimisht tip.


Liria funksionoi me pare te femrat pasi femrat kishin kulture lirie. Edhe zbukurimi i vetes eshte kulture. Leximi ne shkolle. Perqendrimi tek e tashmja dhe e ardhmja. Edukata ne familje i mbeti vajzave per djemte konsiderohej turp te mos ishe i forte. Investimi tek vetja dhe tek familja eshte filozofia e kesaj tipologjie femerore.


Bukuria dhe ngrohtesia qe ajo sjell ne jeten e Tiranes eshte e vetmja pasuri natyrore qe na ka mbetur e pacenuar. E vetmja prurje antropologjike. I vetmi faktor qe e estetizon jeten e perditshme. Por as 300 ditet me diell ne vit as mosha e re e popullsise as burimet e panumerta klima geni energjia psiqike nuk mjaftojne te gjitha se bashku per ta shpjeguar nje lulezim te kesaj permase. Kjo nuk eshte nje dukuri qe rroket nga teoria prandaj i perngjet me shume nje mrekullie.


Nga ana tjeter duket sikur i gjendet nje finish. Me duket sikur kjo tipologji do rrallohet e do pesoje metamorfoze brenda ne harkun e nje dekade kur me hyrjen ne Europe te ezaurohet dora-dores edhe rritja ekonomike. Pikerisht kur te filloje gara e vertete per pasuri me te madhe ngarendja per te bere sa me shume ore ekstra ne zyra kur gjithcka te behet pune dhe konsum. Kur te jete koha e vajzave bija te vetme dhe e shkaterrimit te familjes klasike...
Deri atehere kenaqemi duke deshmuar lulezimin e saj.


Ia vlen te permendet po ashtu se kjo tipologji ruan ne poret e saj ne premjen antropologjike nje dimension te gjalle te lojes. Ate dimensionin vertikal dhe prape te shtruar te cilin femijeve te sotem po ua fshijne nder duar me komercializimin global te jetes qe e zhduk lojen duke te shitur perfundimisht lodren.


Tash qe anija jone pirate ku rralle pranoheshin grate ne bord duhet te rrinin te prangosura nen kuverte a thjeshte te sherbenin i afrohet portit femra shqiptare e pikesepari ajo ne Tirane fillon ti gezoje qysh ne bord te mirat e jetes ne stere.


E mberritur deri ketu kjo tipologji femerore eshte tashme e krahasueshme me tipin e femres romane por edhe me tipin e parizienes tipa qe shkelqyen ne vitet 60 pavaresisht se ne artin e dehumanizuar te sodit nuk eshte perfaqesuar sa dhe si ato.


Tipologjia e re femerore qe eshte krijuar ne Tirane eshte estetikisht baudelaire-jane pasi eshte e vetmja qe ka aftesine me i perthithe te gjitha helmet e jetes moderne dhe me i transformue ne parfume.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›