Berisha Opozita ka kaluar nga asgjeja ne asgje
Kryeministri provokon opoziten Ju leshoni ultimatume dhe me pas nuk beni gje. Ju keni deshtuar
TIRAN - Kryeministri Berisha ka kercenuar mbremjen e djeshme opoziten duke thene cdo perpjekje per te shnderruar protesten ne nje revolte bllokmenesh do te marre pergjigjen e merituar. Nga studion e emisionit Opinion Berisha tha se ka mesuar qe opozita ka blere njerezit qe do te dalin sot ne proteste. Sipas tij disa biznesmene i kane dhene qindra milione leke Rames.
Keto jane te faktuara dhe absolutisht me dokumente. Qytetaret jane te lire te protestojne qetesisht pa asnje lloj kufizimi. Absolutisht cdo element i cili do te tentoje te beje banden do te marre pergjigjen e bandes. Une jam i bindur qe qytetaret nuk tentojne ne menyre absolute veprime antikushtetuese antiligjore per ndryshe ne rast se elemente bandite te inkriminuar do te ndermarrin veprime ne kundershtim me rendin do te gjenden perballe forces se ligjit - tha dje Berisha.
Ai ka kritikuar edhe strategjine e perdorur deri me tani nga opozita duke thene se eshte e deshtuar. Nese ti e shikon se po deshton nuk duhet te ndermarresh nje nisme te tille. shte zoti Rama ai qe ka defaktorizuar opoziten me politiken e tij konstante te blofeve. Nuk kam kundershtar me konfortabel por per opoziten kjo eshte nje fatkeqesi e madhe.
Nese i jep ultimatum Sali Berishes qe per shtate dite do te permbys dhe kalojne shtate dite dhe nuk leviz asnje gje nese i thua po nuk hape kutite do te bej kete dhe nuk bere asgje po kalove nga asgjeja ne asgje atehere ti e defaktorizon veten - tha kryeministri Berisha.
Ai ka pohuar se i ka ofruar disa kompromise opozites por Rama i ka refuzuar te tera. Edi Rama kur ka dashur zgjidhje ka pasur 10 kanale te hapura me mua. Po kur nuk do zgjidhje... ai nuk do kanale. Ai nuk do zgjidhje. Zgjedhjet e pergjithshme do te behen javen e fundit te qershorit te vitit 2013. Kjo eshte deklarate absolutisht reale - tha Berisha.