Spala ne skenen e zemres

Ish-violina e pare e Teatrit te Operes Suela Piciri kthehet ne skenen ku punoi per nje dekade. Nje rrefim i cilter per largimin fillimin e jetes profesionale ne Itali per muziken jeten dashurine
Koncerti Albatro i Ghedinit kthen Suela Picirin ne Teatrin e Operes dhe Baletit pas 7 muajsh tanime jo violine e pare e Orkestres Simfonike te Operes. Ftesa per te interpretuar solo me Orkestren e Radio-Televizionit nuk i erdhi nga institucioni ku punoi per nje dekade por nga Instituti Italian i Kultures.
Sonte ora 19.00 ajo interpreton ne Opera me violoncelistin Rocco Filippini dhe violinistin Bruno Canino koncertin per violine violoncel piano te Ghedinit. Vepra qe shoqerohet edhe me nje fragment recitues nen zerin e regjisorit Nikolin Gurakuqi flet per qetesine dhe paqen mes njerezve. shte nje veper jo dhe aq e veshtire teknikisht sesa muzikalisht.
Kerkon fantazi do pune ne detaj per cilesine e tingullit intonacionin dhe timbriken flet per anen teknike Suela Piciri duke shpresuar qe cdo tingull ti percillet publikut ashtu sic duhet ne menyre qe ti hapet vetiu rruga komunikimit shpirteror qe frymezon vepra.
Vetem ne fund te pjeses e cila nuk mbyllet me akord dhe triumf si cdo veper tjeter por me tone te qeta degjuesi kupton sesi Ghedini te perfshin vetiu emocionalisht.
Pas pjeses me solistet Orkestra Simfonike e Radio-Televizionit Shqiptar interpreton pjesen Simfonia nr 1. Do Maxhor nga Bethoven dhe Kapric Italian nga ajkovski.
Suela Piciri ka qene per nje dekade spala e Orkestres se Teatrit te Operes dhe Baletit.
Perse hoqi dore Piciri 33 vjece nga nje vend i lakmuar per nje orkestrant perse u largua nga Teatri i Operes nga Shqiperia
Per dashurine.
Tri vite me pare dirigjenti Eddi De Nadai erdhi te drejtonte operen Ballo me Maska te Verdit. Disa biseda ne kafet e perhershme ku artistet shqiptare dhe te huaj vleresojne punen e njeri-tjetrit disa komplimente jashte kornizave pak kembengulje nga ana e dirigjentit dhe Piciri u vu perballe zgjedhjes qetesia dhe siguria e krijuar ne Teatrin e Operes apo nje jete te re profesionale qe nis nga hici serish audicione serish konkurse serish teste prove per nivelin profesional
De Nadai u rikthye ne Shqiperi me 2009-en per te dirigjuar operen Norma dhe vitin e kaluar per Triple te Bethovenit. Ne kete kohe Suela e kishte marre vendimin. Zgjodhi sfiden para sigurise. Dhe Triple ishte i pari koncert ku De Nadai drejtonte te shoqen. fare ndodhi ne Itali
Italia nuk te ofron asgje. Une do te rifilloj nga fillimi do bej konkurse kam bere 3 audicione ne te cilat kam qene e para me Orkestren e Arenes ne Verone me Orkestren e Teatrit La Scala me te cilet kam nje kontrate per se dyti here qe e filloj me 11 shkurt pastaj me orkestra te tjera tregon per planet e aferta Piciri.
Violinistja nuk duket se i trembet sprovave. Me qetesi pohon Ne Itali te tjera violiniste me nivel kane vite qe bejne te tille jete. Une shpresoj te mos e bej megjithate jam e pregatitur per cdo gje.
Ka bashkepunuar gjate kohes se qendrimit ne Itali me Orkestren Filarmonike te Venetes me Orkestren Arena ne Verone te Teatrit La Scala. Pret audicionet per te provuar serish. Ne keto skena cdo here je ne prove.
Sueles i pelqen te luaje solo. Tingulli i violines se saj te mos humbe mes dhjetera te tjerave por te jete i afte te perballoje edhe nje recital te tere. Ketu provohet edhe orkestranti ai qe nuk do te humbase ne turme.
Violinistja i vlereson orkestrat ku po kerkon te punoje. Mendon se aty i cmohet puna. Ndryshe nga puna me Orkestrat ne Shqiperi nje koncert luhet vetem nje nate. Fatkeqesia ketu eshte qe koncertin qe ti pergatit prej muajsh ke vetem nje shans qe ta japesh dhe ate dite duhet te kesh nje siguri 100 per qind per te perballuar skenen profesionalisht dhe psikologjikisht.
Se dyti solisti nuk eshte shume i motivuar sepse fatkeqesisht nuk investohet shume per artin.
Ketu qendron ndoshta ndryshimi thelbesor qe Suela gjen mes Orkestrave italiane edhe ato te kryeqytetit. Ajo mendon se duke qene i stimuluar orkestranti do te punoje me shume do te studioje me shume dhe do te kete pak me shume pergjegjesi.
Vete violinistja studionte 3 ore cdo dite me Orkestren Simfonike dhe pjesen tjeter te dites individualisht nje praktike qe fatkeqesisht shume pak njerez e ndjekin.
Nje tjeter ndryshim por qe nuk ka te beje me financat eshte disiplina e ketyre orkestrave.
Po te merren vec e vec kemi instrumentiste me shume vlera dhe profesionalisht shume te mire por kur behen mbi dy ose tri vete nuk funksionon. Jemi edukuar me nje fryme tjeter miqesore qe mbase duhet evituar. Atje nuk jane keto lloj raportesh. Jane miq jane xhentile por mbajne edhe nje lloj distance per te miren e punes.
Keto kohe Suela po e vazhdon kerkimin e saj ne muzike dhe studimet me violinistin Pavel Vernikov. Ajo e ndjen qe me kalimin e kohes duhet ti ushqeje vetes kerkesa te tjera profesionale.