E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nena e Plaurent Dervishajt Im bir ska te beje me banden

Nje deshmitar tjeter i thirrur nga mbrojtja do procedohet penalisht per deshmi te rreme ne gjykate


TIRAN- Nena e te pandehurit Plarent Dervishaj Liljana Dervishaj ka deshmuar dje me kerkese te avokateve mbrojtes ne Gjykaten e Krimeve te Renda ku po zhvillohet procesi gjyqesor ndaj te pandehurve te akuzuar si pjesetare te Bandes se Durresit.


Ne oren 930 nena e te pandehurit te shpallur ne kerkim nderkombetar doli para togave te zeza duke mohuar ne menyre kategorike qe djali i saj te kete pasur konflikte me persona te ndryshem ne qytetin e Durresi. Djali im Plarent Dervishaj prej vitit 2000 jeton dhe banon ne SHBA me familjen e tij.


Nuk e di si ka mundesi qe prokuroria e akuzon per vrasje ne kohen qe ai jetonte ne SHBA-tha Dervishaj. Ajo shtoi se ne asnje rast djali i saj nuk ka pasur konflikte me ndonje person ne Durres. Ne lidhje me sulmin ndaj baneses se tyre ne vitin 1998 sipas Liljana Dervishit ate e kishte bere i dashuri i nje vajze te ekipit te volejbollit ku ishte trajner i ati i te pandehurit.


Nderkohe i penduari Adriatik Coli ne deshmine e tij thekson se ne shtepine e Plaurent Dervishit ishte qelluar Dritan Tan Sallaku dhe nje person tjeter qe e therrisnin Torra emri i vertete eshte I. N. me banim ne Shkozet. Keto pretendime nena e e Plaurent Dervishajt i hodhi poshte duke mohuar perfshirjen e te birit ne ngjarje kriminale apo qe ai te ishte sulmuar ndonjehere per hakmarrje si pjesetar i Bandes se Durresit.


Pas deshmise se Liljana Dervishit perpara Gjykates deshmoi Fatmir Ferhati i cili deklaroi se ne momentin e vrasjes se Dritan Sallakut dhe plagosjes se Agim Rexhepit kishte qene duke punuar me Lulezim Berishen.


Kjo deshmi beri qe pas perfundimit te saj me urdher te prokurorit te ceshtjes deshmitari Ferhati te shoqerohej per rreth kater ore ne Komisariatin nr.3 ne Tirane. Me pas ai u la i lire nga policia po me urdher te Prokurorise. Shoqerimi i tij u be ndersa ai po dilte nga Gjykata e Krimeve te Renda. Sipas burimeve te Prokurorise ky person do te procedohet penalisht per akuzen e deshmise se rreme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›