E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nostalgji per vizatimin

Me ciklin e vizatimeve BLACK-BOX - Kutia e Zeze e Qenies Gazmend Leka paraqet permes personazheve mitologjike historike por edhe vetvetes nje diskutim mbi njeriun

Njohja e vetes e forcave dhe energjive te brendshme aneve te erreta dhe lufta e vazhdueshme per te arritur vetedijen e plote mbi gjerat jane tema qe e mundojne Gazmend Leken. Ai i paraqet diskutimin e tij mbi Qenien ne nje ekspozite me 14 vizatime laps ne leter 70x100 cm. BLACK BOX - Kutia e Zeze e Qenies qendron e hapur deri me 5 shkurt ne Galerine Zeta ora 9.30-14.00 dhe 17.00-20.00.


Po cfare eshte kutia e zeze e Lekes


Subjekte biblike i gjen ne punet Dita Para Permbytjes Qefini i Mjeshtrit te Madh subjektet historike te Koka e Aliut Kurban ne Altarin e Sakrifices nje koke e prere simbol i te gjithe historise se sakrifikimit te Shqiperise si nje vend i vogel dhe te Armet e Tempullarit qe gjithkush i sheh ne nje muze lufte.


Ne shumicen e vizatimeve me interesantet portreti i vet artistit eshte protagonist. Ne nje kuvendim me Sfinskin qe duket si djall dhe me qenie te tjera mitologjike me te cilat hahet vetem me veshtrime.


Diku tjeter Qenia eshte ne lufte me forca edhe me te erreta edhe me te pushtetshme. Punen Engjejt rrine e veshtrojne shikuesi e sheh qarte si paraqitje e luftes me veten se sa e pafuqishme dhe jo perfekte eshte vetja.


Gazmend Leka qe hapjen e te pares ekspozites te plote me vizatime qysh prej vitit 1996 e quan edhe si nje ndihme per studentet e vizatimit tregon per Shekullin per menyren si linden dhe u krijuan punet e BLACK-BOX-it. Aq me teper qe punet ne vizatime apo me akuarel kane filluar gati te humbin nga horizonti i artit keto kohe.


Perse e rimoret temen e Qenies


Artisti si te gjithe eshte nje qenie sociale. Problemet e tij pastaj fillojne dhe hapen ne heshtjen e madhe te studios ne te monolog te perditshem ne studion e tij ku ka gezime hidherime tronditje nje pafundesi emocionesh te cilat stampohen dhe lene gjurme qofte ne leter qofte ne kanavace qofte ne nje material tjeter.


E gjithe qenia dridhet sepse do te cliroje te verteten e vet ate qe rri e fshehur thelle ne subkoshience. Te jesh i vertete te duhet te shkosh thelle me veten tende dhe te zbulosh cila eshte e padukshmja aty ku frekuencat jane te holla delikate dhe nje artist qe tenton e ben pikerisht kete lloj udhetimi.


Ka udhetime qe behen nga jashte brenda sic mund te jete periudha e pare e jetes se nje artisti ku ai del qe merr informacion ku e ndihmon libri kinemaja opera raportet qe ka me njerezit dhe here pas here prodhon vepra e tij.


Pastaj vjen nje moment dhe mendoj qe ai eshte me i rendesishmi kur artisti pasi ka krijuar nje bagazh te madh fillon e kthehet nga jashte brenda. Kjo lloj levizje perpetum mobile eshte e ngjizur perdite ne gjithe jeten e nje artisti. Dhe une prandaj e quajta Qenia sepse nuk dua ta ndaj veten time nga koncepti i madh i qenies. Une le gjurmet e mia personale por njerezit jane njesoj ne esence.


fare keni mbledhur ju ne Kutine e Zeze ku sic e shpjegoni eshte thelbi i njeriut i artistit


Arti i te krijuarit ka nje moment krimi. Ndodh nje krim ne shpirtin e artistit. Si te gjithe njerezit edhe artistet per me shume meqenese jane qelize radioaktive tentojne qe te fluturojne lart. Jo me kot kane dale shume mite per fluturimin e njeriut per te shkuar ne nivele te larta per tu shkeputur nga graviteti nga materia per te shkuar ne nje zone tjeter shpirterore e cila eshte paralele me zonen materiale.


Mirepo ngaqe nuk eshte i pjekur dhe i persosur dhe gjithmone bie dhe thyen hundet. Ashtu sic ndodh me avionet kur avionet bien ne toke. Ajo gje qe tregon se cfare ka ndodhur vertet eshte kutia e zeze e avionit.


Dhe une kete doja te beja nje lloj paralelizmi nje lloj analogjie. Ashtu sic gjendet kutia e zeze e avionit dhe shihet ngjarja cfare ka ndodhur keshtu eshte edhe ekspozita kutia e zeze e shpirtit te nje artisti. Kur hyn ne nje ekspozite kuptohet menjehere se cfare ka ndodhur brenda meje ne ate periudhe kohe kur kam bere keto vizatime.


Ku e con kjo ekspozite biseden qe ju beni me veten me artin


Kisha nje periudhe te gjate kohe qe u zhduka nga syte e publikut si nje vizatues qe nga viti 1996. Ne nje moment te caktuar pata nostalgji qe te ndertoja nje cikel vizatimesh ku vizatimet te mos ishin servile per te ndertuar pas vizatimit nje tablo me ngjyra. Mendova qe te krijoja nje cikel te mbyllur brendaperbrenda vetes.


Mbasi i krijova brenda nje muaji e gjysme dhe ktheva koken pas pashe qe tek une jane te njejtat personazhe. Si duket krijuesi ne thelb nuk leviz krijuesi e ka te stampuar qyteterimin e vet brenda vetes.


Mund ti veshesh kostum te ri por ai mbetet po njesoj. Ajo gje qe thuhet edhe per njerezit qe ne esence njeriu nuk ndryshon shume. Edhe per artistin ajo pjesa e thelle e zeze e erret e brendshme intime nuk para ndryshon.


shte si nje regjistrim genetik. Ndoshta shpirti im ka nje lloj manjetizmi drejt ketyre temave sepse jam rritur me perrallat me folklorin me mitologjine dhe i kam pare qe jane figura shume te rendesishme arketipale qe kane nje frekuence shume te larte dhe kurre berthama e tyre nuk shuhet.


Jane si figura diellore jo si figura planetesh qe marrin energji nga te tjerat. Gjithmone kur i kam trajtuar i kam trajtuar sigurisht ne nje afsh tjeter me nje pamje tjeter me nje sensibilitet tjeter.


Ne dy prezantime te koheve te fundit ne ekspoziten Fjala dhe Onufri duket se i jeni larguar ketyre dy temave.


Nga pamje e jashtme duket se nuk kane lidhje me njera-tjetren por nga brenda po. Kjo ekspozite qe une bej sot nuk eshte gje tjeter vec Fjales. Nese atje e demonstrova me fjale me shkrime dhe me shenja ketu shenjat kthehen ne figure jane me te pertypshme. Ne esence jane e njejta gje. Edhe te Onufri.


Edhe aty behet fjale per nje permbytje te madhe nuk eshte thjesht lajmi i transportimit te mbetjeve. Aty eshte problemi qe njeriu po humb kumtin e parajses qe ka pasur dikur te atij kopshti qe ai donte ta administronte mire. Me teper kam dashur te permend makuterine.


Une nuk leviz shume per te ndryshuar frekuencat ne nje menyre qe nuk lidhen me njera-tjetren. Thashe qe qenia e artistit eshte nje. Pavaresisht qe dukja nga nje ekspozite te tjetra eshte e ndryshme edhe per syrin e njerezve por kjo e ben edhe me te bukur sepse artisti shpaloset ne te gjitha dimensionet e veta.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›