E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Task-Forc për disiplinimin e veprimtarisë së sektorit minerar në Bulqizë

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Drita Prifti, njoftoi sot ngritjen e një Task Force, për disiplinimin e veprimtarisë në sektorin minerar në zonën e Bulqizës. Në një komunikim për mediat nga ministria që drejton, ai tha se në këtë sektorin minerar janë konstatuar veprimtari të rrezikshme dhe të paligjshme. “Grupi i Task-Forcës që do të ngrihet nga katër ministritë e linjës, Ministrinë e Ekonomisë, të Brendshme, të Punës dhe Financave do të përfshijë dhe përfaqësues nga drejtoria tatimore, inspektorati i punës, drejtoria e policisë etj. Task Forcë do të funksionojë nën drejtimin e prefektit të qarkut të Dibrës”, ëri të ditur Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Më tej, Prifti, tha se do të dërgojnë së shpejti në qeveri dy projekt-propozimet për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›