Publikimi i fotove reagojne Kryeministri Berisha ministri Noka e kreu Rama

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka tha se komentet mbi foton e Arben Frrokut dhe drejtuesve te larte, te Policisë se Shtetit demtojnë hetimet. I pyetur nga gazetaret për këtë fotografi, Noka tha se lidhjet e Arben Frrokut me politiken do te bëhen publike shume shpejt.
Ndërkohë që Kryeministri Berisha ka refuzuar të japë një qëndrim të drejtpërdrejtë lidhur publikimin e këtyre fotove.
“Policia iu përgjigj flakë për flakë identifikimit të autorëve të këtij krimi të shëmtuar. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e përgjithshme ka të gjithë mekanizmat dhe potencialet për të zbardhur detajet. Ata po punojnë dhe unë kam besim të plotë në hetimin e e detajuar të këtij akti”, vlerësoi Berisha.
Nga ana e tij, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama perseriti edhe nje here tjeter se shqiptarët ndjehen të tradhtuar nga policia e shtetit e cila nuk arrin ti mbrojë më ata. Duke iu referuar fotove te publikuara te drejtuesve te policise me Arben Frrokun Rama kerkoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm Flamur Noka, drejtorit të policisë Hysni Burgaj dhe zv.drejtorit Agron Kuliçi.
Vendimi pas publikimit të fotove, ku janë në të njëjtën tryezë me Frrokun Zv/drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Agron Kuliçaj dhe drejtori krimeve të rënda, Tonin Vocaj kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i hetimeve për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Vendimi ka ardhur menjeherë pas publikimit të disa fotove ku drejtuesit e larte te policise janë në të njëjtën tryezë me Arben Frrokun, i arrestuar me akuzën e vrasjes së komisarit Lamaj. Fotot u bënë publike fillimisht nga gazeta shqiptarja.com, të marra në faqen e facebook të drejtorit të krimeve të rënda, Tonin Vocaj. Në foto duket qartë edhe Arben Frroku duke trokitur gotën me shefat që deri pak kohë më parë kishin marrë përsipër arrestimin dhe hetimin e tij. Në tryezë ndodhen zv/drejtori për hetimin Agron Kuliçaj, zv/drejtori për sigurinë, Muhamet Rrumbullaku, si edhe drejtori I operacioneve speciale Nikolin Balaj. Vërtetësia e fotove është pranuar nga të gjithë personat që gjendeshin në tavolinë. Ata thane se fotoja është bërë gjate një drake ne nje restorant ne malin e dajtit. Sipas tyre, Frroku eshte afruar se bashku me pronarin e restorantit duke u ofruar nga një pije. Të pyetur abc neës drejtuesit e policisë thane se fotot jane bere ne fillim te vitit 2011, periudhe kur Frroku sipas tyre nuk ka patur probleme me ligjin. Drejtori i Pergjithshem i Policise, Hysni Burgaj e ka cilesuar normale doreheqjen e Vocajt dhe Kulicajt. Ai eshte shprehur se fotoja nuk ndikon ne procesin e hetimit. Burgaj garantoi se policia eshte e vendosur t’i shkoje deri ne fund zbardhjes se ngjarjes. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë në mungesë për Jak Jakun, i arrestuar në Greqi së bashku me Arben Frrokun. Po kjo gjykatë, vendosi izolimin në qeli të vëllait të Jakut, 21-vjeçarin Ndue, të cilit policia I gjeti në banesë disa armë dhe lëndë narkotike.