Qeveria, miliarda lekë borxhe nga abuzimet me paraplegjikët
Tiranë- Duke iu referuar akuzave të shoqatave të para dhe tretraplegjikevë si dhe të të verberve, për shtimin në mënyrë fiktive të numrit të personave që përfitojnë ndihmë nga shteti, vetë titullaret e Shërbimit Social në Ministrise se Punës pranuan se ka abuzime në shuma të mëdha madje.
Gjatë një debati në komisionin parlamentar të çështjeve sociale, ku po diskutohet ligji i ri për personat me aftësi të kufizuara, Denada Seferi, drejtoreshë e politikave sociale në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, deklaroi në komision se qeveria i ka borxhe CEZ-it rreth 2 miliard lekë dhe Telekomit 1 miliard lekë, shuma këto të akuzuar nga mos pagesa si pasojë e rritjes së faturës nga shtimi i listës së emrave që përfitojnë në mënyrë të pamerituar.
Edhe deputeti Kosta Barka, ish-ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale, tha se abuzimet e denoncuara nga shoqatat e personave më aftësi të kufizuara janë të vërteta, megjithatë ai propozi miratimin e ligjit të ri. Por opozita kundërshtoi, duke kërkuar që kompania CEZ të vijë dhe të japë sqarime në komision.
“Ne duhet të dimë së ku shkojn ë këto parta, kush i merr dhe përse janë shtuar emrat në listat e perfituesve “- tha deputetja Eglantina Gjermeni.
Sipas shoqatave të paraplegjikëve, nga 22 mijë persona që janë gjithesj në grupet e njerëzve me aftësi të kufizuara, në listat që perfitojnë ndihmë nga shteti janë mbi 100 mijë.
Ndryshimet për statusin e invalidëve janë miratuar sot vetëm me votat e mazhorancës në Komisionin e Punës dhe Çështjeve Sociale.
Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera tha në fillim të punës së Komisionit se projekt/ligji synon rregullimin e mënyrës së kompensimit për kategoritë e personave të verbër dhe para-tetraplegjik, PAK.
Qeveria me anë të këtij projek/ligji unifikon masën e kompensimit financiar të faturës së energjisë elektrike, telefonisë dhe transportit publik për të dy kategoritë e invalidëve, ku masa, kriteret dhe procedurat e përfitimit të këtij kompnesimi financiar, do ti lihen në dorë vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave”- tha Ksera. Duke shtuar se rimbursimi i energjisë pa limit për PAK ka rritur abuzimet.
Ndërkohë edhe PAK ka kundërshtuar pr/ligjin dhe nëse ai merr miratimin në Kuvend do të nisin protestat masive.
Shkrime të tjera me interes:
- Mashtrimi gjigand, ministria shton listat e paraplegjikëve Tiranë – Kryetarja e shoqatës së paraplegjikëve Mylbere Prizreni, deklaroi...
- Skandali, qeveria rimburson 10 mijë invalidë të rremë Tiranë – Nëse pretendimet e shoqatave të personave me aftësi...
- Minatorët e ACR-së: Po vidhet kromi nga firmat e licensuara nga qeveria Bulqizë- Minatorët e ACR-së akuzojnë kompanitë private të licensuara nga...