E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq ne Korce reshjet e bores shkaktojne veshtiresi ne disa akse

Përkeqësohet moti në rajonin e Korçës. Prej mbrëmjes të së dielës kanë filluar reshjet intensive të borës, të cilat kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit. Në qytetin e Korçës dhe në zonat fushore trashësia ka arritur 15 cm, ndërsa në zonat malore rreth 40 cm. Ulja e ndjeshme e temperaturave, ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në akset nacionale. Të gjitha rrugët kombëtare që lidhin Korçën me Kapshticën , Pogradecin dhe Qafë -Thanë, janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa në akset Korçë- Ersekë, Ersekë – Leskovik qarkullimi i mjeteve në segmente të veçanta bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave. Edhe në disa akse rajonale qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Në të gjithë qarkun vazhdojnë të mbeten të bllokuara rreth 12 fshtara të thella malore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›