E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Nano, mbërrin ne "Apartamentit 2XL"

Te qeshura pa fund dhe surpriza nga ato qe te lënë vërtet pa fjale! Ky është togfjalëshi qe përkufizon me se mire, mbrëmjen e ndërrimit te viteve nga ekrani i Vizion Plus. Ne morine e programeve, te cilat kane nisur qe ne orët e para te datës, 31 dhjetor, e qe do te vazhdojnë edhe përgjatë ditëve te tjera festive, vendin kryesor e zë "Apartamenti 2xl", si një prodhim i Vizion Plus e Tring Dixhital. Producenti i Show-t me te suksesshëm te humorit, Turjan Hyska, zbulon disa nga surprizat qe do te nisin nga ekrani ynë qe prej orës 21:45 minuta e deri ne ndërrimin e viteve. Por, përtej këtyre emocioneve qe organizatoret e spektaklit premtojnë për te gjithë shqiptaret, qe mbrëmjen e vitit te ri do ta ndajnë me Vizion Plus, me siguri, pyetje kryesore është: "A do te vije ai?" Hyska tregon se me ne fund Fatos Nano do ti pergjigjet thirrjes se djemve te "Apartamentit 2XL".

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›