Mbremja e 1 janarit ne Alsat ekskluzivisht Koncerti i Venecias

Mbrëmja e parë e Vitit të Ri nis me një ngjarje tërësisht të Vecantë në kanalin e Tv Alsat. Për herë të parë në ekranin tonë vjen ekskluzivisht Koncerti i Vitit të Ri nga Teatri i madh “La Fenice” në Venecia.
Një nga shfaqjet artistike dhe televizive më elitare të sekanve botërore do të transmetohet sonte në mbrëmje si një dhuratë e përzgjedhur me kujdes për të gjithë Shqiptarët. Koncerti i madh i “La Fenice” do të jetë pse jo qershia mbi tortë e të gjithë programeve të rezervuar nga ekrani i Alsat për këto ditë festash.
Teleshikuesi do të ketë një arsye më shumë për të qëndruar në valët e TV Alsat, në mbrëmjne e kësaj të shtune, pasi tingujt më të bukur të kryevepra botërore operistike do të vërshojnë nga skena madhëshore e teatrit La Fenice, në shtëpitë tyre.
Koncerti një nga më të ndjekurit e jetës kulturore italiane e Europiane nis me një balet të shkëlqyer të balerinit shqiptar Kledi Kadiu, për të vijuar me interpretimin e jashtëzakonshëm të tenorëve e sopranove më të famshëm të skenave. Muzika e pavdekshme e Verdeit, Belinit, Donixetit, Pucinit, Rosinit, dhe Moxart do të sjellë një mbrëmje të paharrueshme nëpërmjet shëklqimit të “La Fenice”.
Aurela Papadhima