E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, destinacion turistik

Rrjeti televiziv "CNN" e ka radhitur Shqipërinë ne listën e destinacioneve qe ia vlen te vizitohen për vitin 2011, ne vend te gjashte ne dhjetëshen me te mire. Ne renditjen e publikuar me ndihmën e eksperteve me te mire te udhëtimeve dhe guidave turistike, përzgjedhja e Shqipërisë argumentohet me bregdetin e saj ende jo shume te populluar dhe me çmimet konkurruese ne krahasim me destinacionet e tjera turistike te Mesdheut. "Ne maje te listës se "Lonely planet" për shtetet qe duhen vizituar ne 2011, Shqipëria mund te jete një surprize për shume njerëz, por ajo i jep turisteve një shije te Mesdheut pa shume shpenzime. Destinacioni qe duhet vizituar me çdo kusht është Gjirokastra, qytet i përfshirë ne listën e trashëgimisë kulturore te UNESCO-s." "CNN" ne analize vlerëson gjithashtu plazhet piktoreske, ushqimin e mire dhe numrin e madh te vendeve te trashëgimisë kulturore. Vendi i pare mbahet nga Nju Jorku, i cili vlerësohet si një destionacion i preferuar turistik vit pas viti, i ndjekur nga Zelanda e Re dhe Amazona peruane.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›