E Diel, 1 Nëntor 2026

Me pension dhe pa para - Rreziku i rritjes se varferise per pensionistet ne Gjermani

Ekspertet per ceshtje sociale dhe komunat paralajmerojne per nje rritje drastike te varferise per moshat e treta ne te ardhmen ne Gjermani. Drejtori i Shoqates gjermane te Bamiresise Ulrich Schneider tha per gazeten gjermane Rheinische Post se situata do te perkeqesohet ne vitet e ardhshme. Numri i 65 vjecareve te cilet do te jene te varur nga sigurimi baze social do te rritet nga 25 ne 10 ose edhe me shume ka thene Schneider.

Tani po vijne ne moshen e pensionit ato gjenerata qe kane biografi pune te nderprera qe kane perjetuar papunesine por edhe papunesine afatgjate apo kane punuar ne sektore me rroga te ulta nga ku nuk mund te presesh nje pension te mjaftueshem.

Per kete kategori pensionistesh pra per ata qe nuk kane mundesi te plotesojne nivelin e jeteses normale ekziston qe nga viti 2003 sigurimi baze social per pensionistet ne Gjermani nje asistence e shtetit.

Sigurimi i pensionisteve - Kosto e paperballueshme per komunat

Por ne rast rritjeje te kesaj kategorie per komunat gjermane do te jete e paperballueshme kostoja. Kete e ka paralajmeruar edhe drejtori i Shoqates gjermane te qyteteve dhe komunave Gerd Landsberg. Nga viti 2003 deri ne vitin 2009 shpenzimet vjetore te komunave per sigurimin baze social per moshen e trete kane kapur shifrat e 39 miliarde eurove duke u trefishuar ve ne dukje Landsberg. Edhe numri i marresve te sigurimit baze eshte dyfishuar thote ai. 400.000 vete te moshes se trete kane nevoje aktualisht per asistencen e shtetit ne Gjermani megjithe pensionin qe marrin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pensionist ne park

Me shqetesim per rritjen e varferise per pensionistet shprehet edhe shefi i Keshillit te eksperteve te qeverise gjermane Bert Rrup. Nese ka nje detyre te politikes se pensioneve ne kete legjislature ajo eshte te gjeje nje pergjigje per rrezikun ne rritje te varferise se pensionisteve ka thene Rrup. Ai i ka kerkuar qeverise te fuse ne funksionim pensionin shtese qe do te thote se personat qe kane paguar kontributet e pensionit ne Gjermani te kene mundesi te marrin nje pension te atille qe te tejkaloje sigurimin baze social te pensionisteve.

Qeveria gjermane pritet qe ne vitin 2011 te shqyrtoje mundesine e futjes se nje pensioni minimal per personat me rroga te uleta. Nje komision i qeverise me emrin Shmangje e varferise pritet te nise nga puna ne prill te 2011-s.

Autor Lindita Arapi

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›