Elton Xhon bëhetbaba, fëmija lindditën e Krishtlindjes
LOS ANXHELOS- Ylli i muzikës pop, Elton Xhon dhe partneri i tij janë bërë prindër të një djali.
Fituesi i cmimeve Grammy dhe Oskar dhe partneri i tij prej një kohë të gjatë Dejvid Furnish kanë adoptuar një fëmijë që quhet Zakari Xhekson Levon Furnish-Xhon. Ai lindi ditën e Krishtlindjeve dhe peshonte 3.6 kg.
I biri i Elton Xhonit ka lindur në Kaliforni nga një grua e cila ka pranuar të jetë nëna biologjike e djalit të këngëtarit.
Elton Xhon dhe partneri i tij Dejvid Furnish u përpoqën të birësonin një fëmijë të infektuar nga virusi HIV në Ukrainë, por nuk u lejuan nga rregulloret qeveritare.
Xhon dhe Furnish të cilët u martuan në 2005 thanë në një prononcim për US Ëeekly se ishin shumë të lumtur dhe të gëzuar në këto momente të veçanta. Zakari është një fëmijë i shëndetshëm dhe ne jemi prindër shumë krenarë dhe të lumtur.
(s.g/BalkanWeb)