Serbi, shpërthen depoe armëve 140 kmlarg Beogradit
BEOGRAD- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Serbinë për rreth gjysmë ore, pas shpërthimeve të vazhdueshme të bombave në një depo municionesh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në jugperëndim të kryeqytetit serb në depon e municioneve pranë fabrikës së armëve 'Sloboda', 140 kilometra larg Beogradit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe të cilat nuk raportojnë të dëmtuar në njerëz por flasin për dhjetëra banesa të shkatërruara që ndodhen pranë fabrikës.
Mësohet se depoja e municioneve ishte e izoluar nga fabrika, c’ka ka bërë të mundur shpëtimin e punëtorëve që ndodheshin duke punuar në fabrikën e armëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur mënjehërë forcat zjarrfikëse dhe ekspertë të policisë, të cilët e kanë pasur të pamundur të afrohen në zonë, për shkak të rrezikut nga bomba të tjera ende të pashpërthyera.
Sic raporton B92, shpërthimi ka nisur nga disa bomba dore të cilat ishin përgatitur për tu eksportuar.
Fabrika “Slloboda” është dëmtuar rëndë nga sulmet e NATO-s në vitin 1999. Industria e armëve e Serbisë, është rimëkëmbur në vitet e fundit dhe po eksportohen armë në shtetet aziatike, por edhe në Perëndim, përfshirë këtu dhe disa vende të NATO-s.
(e.n/BalkanWeb)