E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana, me të brendshme në skenë?

Këngëtarja Elvana Gjata, ndonëse llogaritet nga ato këngëtare që u kushtojnë rendësi paraqitjeve skenike, në performancën e saj të fundit, ka lënë publikun gojëhapur.
Në mbrëmjen argëtuese në një nga klubet e natës në Tiranë, gjatë fundjavës Elvana është shfaqur me veshje që më shumë ngjasojnë në veshje të brendshme femrash, se sa kostume skenike.

Në këtë koncert, Gjata shoqërohej nga Andy Gramm, I cili ka muaj që performon përkrah këngëtares në pothuajse çdo vend ku ajo ftohet për të kënduar.

Ndërkohë, Elvana ka publikuar edhe një bashkëpunim. Bëhet fjalë për videoklipin 1990, në duet me reperin MC Kresha. /Indeksonline/
 
/>  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›